E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ky prezantim u ndanë të kënaqur edhe studentët e Fakultetit Juridik të USHT-së, pasi që parashtruan një sërë pyetjesh lidhur me mënyrën e funksionimit të këtij trendi, tani më jo vetëm amerikan, por që ka filluar të përhapet edhe nëpër botë.
Profesoresha amerikane Alexandra Devendra para studentëve të USHT-së e prezantoi trendin bashkëkohor

Profesoresha amerikane nga Universiteti Stanford i Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, profesoresha Alexandra Devendra, para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës e prezantoi trendin bashkëkohor "Law Visualization”.

Me këtë rast, profesoresha Alexandra Devendra ishte e shoqëruar nga koordinatori i Këndit Amerikan në Tetovë, Gezim Sulejmani. Ajo, para studentëve dhe stafit akademik të USHT-së tha se përmes artit, lojërave dhe teknikave mësohet drejtësia dhe aftësohen njerëzit, që t’i njohin dhe shfrytëzojnë të drejtat e tyre qytetare, si dhe konceptin e drejtësisë ta njohin më mirë.

Ajo, duke folur për konceptet dhe shtyllat e drejtësisë solli shumë shembuj konkret, për të treguar se si disa shtylla të drejtësisë me ndihmën e artit dhe teknologjisë bëhen të mundura të jenë më afër qytetarëve, në forma dhe mënyra shumë kreative.

Nga ky prezantim u ndanë të kënaqur edhe studentët e Fakultetit Juridik të USHT-së, pasi që parashtruan një sërë pyetjesh lidhur me mënyrën e funksionimit të këtij trendi, tani më jo vetëm amerikan, por që ka filluar të përhapet edhe nëpër botë.

Ky prezantim u realizua në kuadër të bashkëpunimit në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës, Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni dhe Këndit Amerikan në Tetovë, për sjelljen e ligjëruesve amerikanë që të mbajnë ligjërata dhe realizojnë prezantime para studentëve dhe stafit akademik të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Profesoresha amerikane Alexandra Devendra para studentëve të USHT-së e prezantoi trendin bashkëkohor 'Law Visualization'

Publikuar: 30.10.2015 | 17:02
Lexuar: 702 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime