E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë roman, Cela flet për qytetin imagjinar të Fifarës ku personazhet dhe ngjarjet e vendosur në skenë janë frymëzuar nga Hamleti, ku për komunikimin njerëzor, nuk ka nevojë për shtirje dhe as për poza.
“Goja E Botës









Suada Daci

- Një vit pas botimit të romanit "Sos, një buzëqeshje" shkrimtari Zija Cela i dhuron lexuesit romanin e ri, "Goja e Botës", i cili u prezantua sot në mjediset e Teatrit të Metropolit në Tiranë.

Në këtë roman, Cela flet për qytetin imagjinar të Fifarës ku personazhet dhe ngjarjet e vendosur në skenë janë frymëzuar nga Hamleti, ku për komunikimin njerëzor, nuk ka nevojë për shtirje dhe as për poza.

"Mbas 20 vjetësh, mendoj që njerëzimi ka një mur të përjetshëm, kurrizi i njeriut, pasi sa herë që dy njerëz i kthejnë shpinën njëri - tjetrit, kanë ngritur në mes një mur mes tyre ku ndërpritet komunikimi, dashuria, marrdhëniet, etj", rrëfen autori.

Duke e konsideruar veten si një shkrimtar realist që shkruan për realitetin absurd, Çela shprehet se, nuk është kundër letersise rozë, apo të ashtuquajturës letërsia e shezlongjeve.

Romanin "Goja e Botës" kritika e ka cilësuar si të fundit të një triptiku që nis me "Las varrezas" dhe me "Sos, një buzëqeshje". Vetë Cela shprehet se, " këto janë romane me një pavarësi të plotë dhe një botë e tërë që i rrethon. Ky nuk është një triptik i mbyllur, përsa kohë që do të shkruaj, se kjo do të jetë kur të shkruhet romani im i fundit".

Poeti Arjan Leka shpjhegon se "Goja e botës" ka një fabul të thjeshtë, ndërsa mjeshtëria qëndron tek struktura e rrëfimit.

Zija Çela është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë së sotme shqiptare. Ai lindi në vitin 1946 në Shkodër dhe ka studjuar për Gjuhë-Letërsisë. Autor i tregimeve realiste e plot frymëzim rinor, për aq sa mund të flitej për realizmin në ate kohë kur arti e letërsia kontrollohej rreptesisht, me stilin e veçantë me tregime si "Ne jetojmë në Has" do të paraqitej para lexuesve me vëllime të reja që tregonin konsolidimin e tij si shkrimtar.

Suksesi në letërsi e solli shkrimtarin Zija Çela si drejtues i gazetës "Drita" për disa vjet me rradhe. Ai njihet jo vetëm si tregimtar por edhe si autor romanesh të suksesshme si, "Pëllumbat e janarit" (1979) "Mali i tejdukshëm" (1989), "Gjaku i dallëndyshes" (1990), "Një fjalë me lejen e Zotit" (1995), "Gjaku im i errët" (2002), "Las Varrezas" (2005), "SOS, një buzëqeshje" (2009), etj.

Romani i fundit "Goja e Botës" vjen si botim i Shtëpisë "Toena"

Publikuar: 29.06.2010 | 08:19
Lexuar: 2948 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime