E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo gjatë vitit akademik 2014-2015 ka ligjëruar në Fakultetin Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, respektivisht në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze.
Ligjeruesja amerikane e realizoi me sukses misionin e saj njëvjeçar në USHT


Ligjëruesja amerikane, Candace Lower e përfundoi me sukses misionin e saj si ligjëruese në kuadër të projektit Fullbright Scholar, njofton Zyra për informim e USHT-së.

Ajo gjatë vitit akademik 2014-2015 ka ligjëruar në Fakultetin Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, respektivisht në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze.

Candace Lower para se të nisej për në SHBA zhvilloi një takim të përbashkët lamtumirës me Prorektorin për Arsim të USHT-së, Alifeta Selimin, shefen e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hatibe Dearin dhe shefin e Kabinetit të Rektorit të USHT-së, Faton Shabanin.

Prorektori për Arsim i USHT-së, Alifeta Selimi e falënderoi ligjeruesen Lower për kontributin e saj që ka dhënë në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Fakultetit Filologjik të USHT-së.

"Ishte kënaqësi që ta pres në takim lamtumirës zonjën Mr.sc. Candace Lower, e falënderova atë në emër të USHT-së dhe Rektorit Prof. dr. Vullnet Ameti për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë mandatit të saj si ligjëruese në Fakultetin Filologjik, dhe i shpreha mirënjohje për kontributin që ka dhënë në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Studentët kanë pasur fatin që nga znj. Lower të mësojnë njohuri të reja, si dhe të njihen me eksperienca dhe përvoja të ndryshme amerikane. Po ashtu, znj. Lower i dëshirova suksese të mëtutjeshme në karrierën e saj, me shpresë se edhe në të ardhmen do të bashkëpunojmë në fushën akademike", tha Selimi.

Profesoresha Candace Lower tha se gjatë qëndrimit të saj si ligjëruese në USHT ka vlerësuar punën e udhëheqësisë së universitetit, duke theksuar se USHT-ja tani më krijon standarde të reja.

"Gjatë qëndrimit tim këtu jam ndjerë shumë mirë, studentët më kanë pritur jashtëzakonisht mirë, sa që u familjarizova me ata, dhe jo vetëm me ata, por edhe me të tjerët përreth. Mendoj se, kur të kthehem në Amerikë do të ndjej një zbrazëtirë të madhe shpirtërore. Vërtet, ju si udhëheqës të këtij institucioni, por edhe studentët dhe bashkëpunëtorët e tjerë, treguat se sa mikpritës jeni. Të gjithë, para se të shoqërohen me shqiptarët kanë mendime të ndryshme, por më pas e shohin se sa të ngrohtë e miqësorë që janë. Unë kam ligjëruar edhe nëpër vende të ndryshme që janë në zhvillim e sipër, por në ato vende nuk jam ndjerë aq mirë si në universitetin tuaj. E vlerësoj punën e studentëve që bëjnë. Ata janë treguar shumë të sjellshëm me mua dhe mjaftë kreativ në ligjërata. Dua të theksoj se Universiteti Shtetëror i Tetovës ka qasje shkencore dhe kohës së fundit kam vërejtur se në këtë drejtim po punohet edhe më shumë. Shpresoj që një ditë të kthehem përsëri këtu ngase gjërat e mira nuk harrohen dhe mendoj se në mendjen dhe zemrën time gjithmonë do ta kem USHT-në si dhe kujtimet për të, tha Lower.

Fullbright Scholar është projekt që financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, ku ligjëruesve të ndryshëm amerikanë nga fusha të ndryshme u jepet mundësia për të ligjëruar nga një vit akademik në shtetet të cilat janë në zhvillim e sipër.
Ligjeruesja amerikane e realizoi me sukses misionin e saj njëvjeçar në USHT
Ligjeruesja amerikane e realizoi me sukses misionin e saj njëvjeçar në USHT
Ligjeruesja amerikane e realizoi me sukses misionin e saj njëvjeçar në USHT
Ligjeruesja amerikane e realizoi me sukses misionin e saj njëvjeçar në USHT
Ligjeruesja amerikane e realizoi me sukses misionin e saj njëvjeçar në USHT

Publikuar: 09.11.2015 | 17:41
Lexuar: 864 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime