E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hollande shpalli sot 3 ditë zie kombëtare. “Do të marr masa për të siguruar territorin e Francës. Përgëzoj ushtrinë dhe policinë”, tha më tej ai.
Hollande: Përgjigja jonë do të jetë e pamëshirshme brenda dhe jashtë vendit








Presidenti francez Hollande që ka deklaruar sot (e shtunë) se pas këij sulmi është shteti islamik (ISIS). Hollande është treguar i vendosur se Franca do të jetë në luftë me terrorizmin brenda dhe jashtë vendit.

“Sulmet e Parisit ishin një akt lufte, organizuar nga Shteti Islamik”, tha Presidenti i Francës Hollande, duke deklaruar se nga ky sulm janë të paktën 127 të vrarë, por shifrat mund të ndryshojnë.

Hollande shpalli sot 3 ditë zie kombëtare. “Do të marr masa për të siguruar territorin e Francës. Përgëzoj ushtrinë dhe policinë”, tha më tej ai.

“Përgjigja jonë do të jetë e pamëshirshme, me të gjitha mjetet brenda dhe jashtë vendit kundër terrorizmit. Sulmi ishte kaq i rëndë kaq i dhimbshëm për vendin tonë”, tha Hollande.

Publikuar: 14.11.2015 | 13:59
Lexuar: 547 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime