E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas ministrit Poposki, Evropa mbetet në qëndrimin parimor se të gjitha vendet e Ballkanit do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian dhe se për këtë janë të përgatitur të ndihmojnë por ngarkesa kryesore do të bie mbi vendet aspirante.
Poposki: Prolongimi i anëtarësimit në BE dhe NATO nuk ndihmon për stabilitetin e Ballkanit










Me ftesë të "Aspen institutit ndërkombëtar" ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot merr pjesë në forumin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Berlin. Poposki dhe kolegët e tij nga rajoni biseduan për dy tema me interes kyç për vendet e Evropës Juglindore: eurointegrimet dhe kriza e refugjatëve.

Sipas ministrit Poposki, Evropa mbetet në qëndrimin parimor se të gjitha vendet e Ballkanit do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian dhe se për këtë janë të përgatitur të ndihmojnë por ngarkesa kryesore do të bie mbi vendet aspirante.

"Kjo nuk do të thotë se do të lëshohemi në një projekt në të cilin Evropa do t'i ndërmerr përgjegjësitë për krijim të kushteve të mira për jetesë në Ballkan por që vendet vetë do t'i zbatojnë reformat. Ne e theksuam pikëpamjen tonë se është e domosdoshme që të përforcohet ky proces dhe të fillohen negociatat me Maqedoninë dhe përfundimisht të përfundojë edhe anëtarësimi në NATO për shkak se prolongimi i këtyre ështjeve nuk e përmirëson klimën në rajon. Krejtësisht e kundërta në qoftë se kërkojmë Ballkan të sigurt dhe të parashikueshëm është i domosdoshëm, një orë e më parë kjo duhet të ndodhë", deklaroi Poposki pas forumit të organizuar nga Aspen instituti dhe Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.

Në sesionin e dytë të takimit të Aspek institutit në Berlin është biseduar për krizën e migrantëve. Poposki nga nikoqirët e tij evropianë ka kërkuar ifnormata adekuate për planet e BE-së në lidhje me refugjatët që vendi dhe rajoni të munden të përgatiten më mirë për tensionet eventuale në rutën kryesore përmes të cilët refugjatët dhe migrantët ekonomik nisen për në BE.

"Republika e Maqedonisë është pjesë e trasesë dhe është e rëndësishme të kemi parashikueshmëri të caktuar për masat të cilat do t'i ndërmerrnin vendet anëtare të BE-së në pikëpamje të ndarjes së refugjatëve nga rajonet konfliktuoze nga migrantët ekonomik. Është e dukshme se nuk ekziston klimë për fluks të mëtejshëm vazhdues të migrantëve posaçërisht në vendet e pranimit për shembull Gjermani. Por nga ana tjetër Gjermania ende mendon që të mos marrë kurrfarë hapa unilateralë të cilët do të thonin se numri prej 80 mijë migrantë të cilët në këtë moment ndodhen midis Greqisë dhe Gjermanisë do të bllokohen në këtë rrugë", deklaroi Poposki sipas të cilit për Maqedoninë është e domosdoshme që t'i ndërmerr të gjitha masat për kontroll të kufijve, për orientim të migrantëve dhe sigurim të sistemit sa më të mirë të mundshëm të regjistrimit të qarkullimit human dhe të sigurt të refugjatëve.

Në pjesën joformale të takimit pjesëmarrësit i kanë komentuar tensionet e fundit midis Turqisë si anëtare e NATO-s dhe Rusisë pas rërzimit të aeroplanit rus në kufirin turko-rus me ç'rast nga një pjesë e ministrave ballkanik është theksuar se të gjitha vendet kanë prioritet të vetëm anëtarësimin në NATO, por edhe se në qoftë se një periudhë më të gjatë ekziston vakuum në eurointegrimet do të mund të vijë deri n ë tentime për plotësim të atij vakuumi nga vende joevropiane të cilat nuk kanë plan për anëtarësim në BE. (MIA)

Publikuar: 24.11.2015 | 15:55
Lexuar: 390 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime