E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç theksohet në kumtesën e UNICEF-it Maqedoni, stigmatizimi, qëndrimi dhe mungesa e vetëdijes kontribuojnë për diskriminim dhe anashkalim me të cilat përballen fëmijët me pengesa.
Fushatë e UNICEF-it #PërBotëtëDrejtë për fëmijët me pengesa


Fushata për nxitjen e aksionit përmes të cilit do të ndryshohet mënyra në të cilën shoqëria i sheh fëmijët me pengesa dhe mënyrën në të cilën sillen ndaj tyre filloi Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) së bashku me një grup aktivistësh.

Siç theksohet në kumtesën e UNICEF-it Maqedoni, stigmatizimi, qëndrimi dhe mungesa e vetëdijes kontribuojnë për diskriminim dhe anashkalim me të cilat përballen fëmijët me pengesa.

Përfaqësuesi i UNICEF-it, Bertran Demulen thekson se fëmijët me pengesa hasin në barriera të ndryshme për inkluzionin e tyre, kështu që qëndrimet në shoqëri shpesh paraqesin pengesë më të madhe se sa gjendja e fëmijës apo pengesa që e kanë.

Fushata #PërBotëtëDrejtë ka për qëllim të përfshijë aktivistë të cilët do të flasin zëshëm për gjendjen jo të drejtë të fëmijëve me pengesa. Përmes mediumeve sociale, aktivistët u bëjnë thirrje të gjithëve të premtojnë se do të fillojnë ta ndryshojnë mënyrën në të cilën i sho0hin fëmijët me pengesa.

Thëniet nga anketa për njohuritë, qëndrimet dhe praktikat lidhur me përfshimin e fëmijëve me pengesa, zbatuar në 1.000 të anketuar në periudhën prej 29 shtatorit deri më 20 tetor të vitit 2014 tregojnë se vetëm 36 për qind e opinionit të gjerë kanë dëgjuar për Konventën e KB-së për të drejtat e personave me pengesa, përderisa më shumë se një e treta, përkatësisht 37 për qind e opinionit të gjerë nuk pranojnë fëmijë me autizëm apo 36 për qind fëmijë me Sindromin e Daunit të jetojë në fqinjësi me ta.

Publikuar: 27.11.2015 | 17:02
Lexuar: 513 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime