E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Propozimi i bashkësisë ndërkombëtare është që Ligji të jetë më restriktiv, të parashikojë profesionalizimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për media, që të bëhet revizion i sistemit të ndëshkimeve...Por para së gjithash, thotë ai, agjencia duhet të depolitizohet.
Vanhaute prezanton propozim për ndryshim të Ligjit për shërbime mediale audiovizuale

Shkup, 30 nëntor 2015 (MIA) - Ndërmejtësuesi Piter Vanhaute sot në takim me gazetarët dhe organizatat mediale prezantoi propozim të bashkësisë ndërkombëtare për ndryshime të Ligjit për organizata audio dhe mediale audiovizuale. Bisedimet midis përfaqësuesve të partive politike pjesë të Grupit të punës për reformat në media, sipas tij, po zhvillohen shumë ngadalë, por megjithatë ai thotë se po vazhdojnë dhe se është e mundur marrëveshje në ditët e ardhshme.

Propozimi i bashkësisë ndërkombëtare është që Ligji të jetë më restriktiv, të parashikojë profesionalizimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për media, që të bëhet revizion i sistemit të ndëshkimeve...Por para së gjithash, thotë ai, agjencia duhet të depolitizohet.

Për mënyrën se si të zgjidhen anëtarët e Këshillit të Agjencisë, propozon Parlamenti të shpallë shpallje publike, ndërsa kandidatët të cilët do të paraqiten në shpallje të kenë letër me mbështetje nga dy organizata joqeveritare, ose asociacion gazetaresk ose sindikatë e gazetarëve, si dhe dy letra me mbështetje nga universitete adekuate. Komisioni kuvendor të kryejë selektim teknik, ndërsa të selektuarit të kenë prezantim publik para anëtarëve të këtij Komisioni. Anëtarët e Këshillit, siç theksoi Vanhaute në takim, të zgjidhen me shumicë votash të dy të tretës. Mandati t'u zgjasë pesë vite me të drejtë rizgjedhjeje. Për këto pesë vite anëtarët e Këshillit të Agjencisë për media të jenë të angazhuar me orar të plotë pune. Kompetencat e tanishme të drejtorit të Agjencisë t'i transferohen Këshillit. Drejtori i Agjencisë të ketë funksion ekzekutiv dhe të përgjigjet për funksionimin e Këshillit dhe të emërohet nga ai. Mandati i tij të jetë gjithashtu pesë vite me të drejtë rizgjedhjeje, propozoi Vanhaute.

Lidhur me shkeljet nga ana e mediave, propozimi i Vanhaute përfshin dialogun me përfaqësuesit e mediave, përderisa nuk tejkalohet shkelja - paralajmërimi, dhe atëherë kur do të harxhohen këta dy dënime të mundshme. Por në propozim nuk theksohet se për cilat shkelje do të shqiptohen këto dënime, e as se si do të jenë ato. Vanhaute theksoi se dënime nuk do të shqiptohen për përmbajtjen e kronikave informative. Dënimi do të përcaktohet në varësi nga ajo për cilin media bëhet fjalë dhe të ardhurat e tij. Këshilli do ta ketë atë të drejtë të vendosë për shumën e dënimit dhe do të ketë mundësi të merrë vendimin e cila duhet të mbështetet.

Të bëhet revizion i Agjencive juridike dhe rregullative për media.

Lidhur me mediumet komerciale, propozimi është të mos përcaktohet se çfarë programi do të emitohet, si dhe sa të punësuar do të kenë, me ç’farë teknike do të disponojnë....

Lidhur me servisin publik, siç tha Vanhaute, anëtarët e Këshillit të Programit të RTM-së të zgjidhen në mënyrë përafërsisht të njëjtë si dhe anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Mediume, anëtarët shtesë të mbështeten edhe nga organizata të kulturës.

Financimi të jetë i barabartë me një për qind të buxhetit vjetor të shtetit, ndërsa servisi publik të ketë pavarësi të plotë lidhur me harxhimin e këtyre mjeteve. Vanhaute tha se është befasuar nga të dhënat se mosha mesatare e të punësuarve në RTM është 58 vjet dhe vlerëson se kuadri duhet të plotësohet me kuadër më të ri.

RTM-ja, siç propozoi, të përpunojë strategji pesëvjeçare për punë e cila do të përfshinte pjesë që do të merrej me resurset njerëzore, renovimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës, pajisje të reja, dixhitalizim të mëtejshëm, ristrukturim të TV kanaleve etj.

Ai foli edhe për reklamat qeveritare. Vlerëson se fushatat me interes publik duhet të transmetohen falas edhe në servisin publik edhe në mediat komerciale. Zvogëlimi i tatimit të vlerës së dhënë prej 18 në 5 për qind për mediat.



Vanhaute nuk theksoi në cilat vende evropiane praktikohet kjo mënyrë e përzgjedhjes së përfaqësuesve në trupat mediale. Tha se një pjesë zbatohet në disa pjesë të vendit të tij, por se megjithatë duhet vendosur edhe konteksti lokal.

Në takim Dragan Pavllovi Latas, si sekretar i përgjithshëm i Asociacionit të gazetarëve të Maqedonisë tha se një pjesë e propozimeve nuk janë të pranueshme.

"AGM vlerëson se kjo që është prezentuar është sipërfaqësore. Nuk ka elaborim dhe nuk ka burime konkrete evropiane", tha Pavlloviq. Sipas tij, disa pjesë të cilat kanë të bëjnë me RTVM-në dher servisin publik janë të pranueshme dhe ka logjikë. Propozimi që një për qind e Buxhetit në nivel vjetor të shkojë për RTVM-në është i pranueshëm nëse servisi publik nuk emeton reklama komerciale. E mbështeti edhe propozimin për uljen e tatimit.

Kontestues për të është propozimi për përpilimin e Agjencisë për media gjegjësisht mbështetja që kandatit duhet ta marrë prej dy organizatave joqeveritare. Kërkoi që të theksohet se çfarë nënkuptohet nën organizatë joqeveritare.

"Organizatat si motra të Fondacionit Soros për ne nuk janë sektor OJQ", tha Pavlloviq. Nëse kjo gjendet në Ligj, AGM siç tha ai, do të ngrisë procedurë për heqjen e tij.

Pati vërejtje edhe në pjesën e përzgjedhjes së anëtarëve në Këshillin e Agjencisë për medie në Kuvend me shumicë prej dy të tretash, i cili sipas tij tërësisht e partizon procesin, pasi që për luftë dhe pushtetin e partive është e mundur të bëhen pazare.

Publikuar: 01.12.2015 | 10:59
Lexuar: 467 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime