E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shpresoj se bashkëpunimi i mirë institucional do të vazhdojë edhe më tej me qëllim që ta zhvillojmë procesin arsimor dhe bashkërisht të arrijmë arsimim më cilësor në vend", deklaroi Ademi para fillimit të Kongresit.
Kongresi i gjashtë i SASHK-ut në të cilin zgjidhet udhëheqësia e re


Sindikata e Arsimit, shkencës dhe kulturës sot në Strugë e mban kongresin e gjashtë i cili do ta zgjedh kryetarin dhe udhëheqësinë e re.

Në hapjen e kongresit morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, zëvendësi i tij Spiro Ristovski, zëvendësministrat e Kulturës dhe Punës dhe Politikës Sociale, Dragan Nedellkoviq dhe Dime Spasov dhe kryetari aktual i SASHK dhe kandidati i vetëm për kryetar të ri, Jakim Nedellkov.

Bashkëpunimin e deritanishëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me sindikatën, ministri resor e vlerësoi se të frytshëm edhe krahas mendimeve të ndryshme për çështje të caktuara të cilat janë tejkaluar përmes dialogut. Pret bashkëpunimi i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen me udhëheqësinë e re. Ai i përshëndeti delegatët dhe shprehu falënderim për kontributin që SASHK e jep për arsimin në Republikën e Maqedonisë.

"Ndonjëherë kemi pasur edhe mendime të ndryshme për çështje të caktuara, por përmes dialogut social, përmes bisedave gjetëm zgjidhje të përbashkëta. Vlerësoj se SASHK luajti por edhe më tej do të luaj rol të rëndësishëm në ngritjen e cilësisë së arsimit në Republikën e Maqedonisë në mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve në arsim dhe kulturë. Shpresoj se bashkëpunimi i mirë institucional do të vazhdojë edhe më tej me qëllim që ta zhvillojmë procesin arsimor dhe bashkërisht të arrijmë arsimim më cilësor në vend", deklaroi Ademi para fillimit të Kongresit.

Arsimi, sipas tij, është materie e gjallë, nuk është statike për pasi të sillet një vendim të mos analizohet një apo dy vjet.

"Ka shumë çështje në arsim, të cilat i kemi realizuar apo jemi në fazë realizimit. Nuk mundet arsimi të vihet në kornizë dhe të trajtohet si problem vetëm i arsimit, pasi që çdo vendim ka ndikim edhe në sektorët e tjerë. Arsimi është pak më kompleks dhe nuk mund të trajtohet vetëm nga aspekti i arsimit, gjegjësisht të vihet në një kornizë të ngushtë", tha Ademi, duke theksuar se Ministria mbetet e hapur për komunikimin me të gjitha palët.

Për kryetarin e SASHK-ut Nedellkov, prania e përfaqësuesve qeveritarë është reflektim i dialogut të mirë social, përmes së cilit, siç tha, më shumë se një dekadë SASHK përpiqet të vendos baza partnere dhe respektim të ndërsjellë midis partnerëve social.

Vlerësoi se me Ministrinë e Arsimit janë në rrugë të drejtë për gjetjen e një modeli për zbatimin e ndërhyrjeve reformuese në arsimin fillor dhe të mesëm të cilat janë në vijim që të kënaqen edhe të punësuarit në veprimtaritë arsim dhe shtet. Produkti përfundimtar pritet të jenë të rinj me edukim cilësor.

Në shkencë dhe kulturë, Nedellkov përkujtoi se në vijim janë procedura për nënshkrimin e një marrëveshje kolektive.
Kongresi i gjashtë i SASHK-ut në të cilin zgjidhet udhëheqësia e re

Publikuar: 12.12.2015 | 15:16
Lexuar: 671 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime