E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai gjithmonë ka luftuar për ngjyrat e qytetit të tij, kjo është edhe ëndrra ime. Dua të përshkruaj te Napoli të njëjtin rrugëtim që ka bërë Totti te Roma”.
Insigne: Dua të jem Totti i Napolit

Ky i këtij viti mund të konsiderohet edhe si sezoni i shpërthimit të madh të Lorenzo Insignes. Falë 24-vjecarit italian dhe argjentinasit Gonzalo Higuain, Napoli i Maurizio Sarrit po fluturon me hapa gjigjandë.

Insigne i cili është edhe shënuesi i dytë më i mirë i të Kaltërve deri tani, po përjeton një nga momentet më të mira në karrierën e tij. 24-vjecari po shkëlqen me skuadrën zemrës dhe në vigjilie të një ndeshjeje shumë të rëndësishme si ajo ndaj Romës, deklaratat e Insignes se dëshiron ta mbyllë karrierën te Napoli mund të kenë ngrohur edhe më tepër tifozët napoletanë.

”Po përjetojmë një moment fantastik. Shpresoj shumë të vazhdojmë me këto ritme. Unë Totti i Napolit? Francesco është një shembull që duhet ndjekur.

Ai gjithmonë ka luftuar për ngjyrat e qytetit të tij, kjo është edhe ëndrra ime. Dua të përshkruaj te Napoli të njëjtin rrugëtim që ka bërë Totti te Roma”.

Napoli i ka mundur të gjitha skuadrat e mëdha të Serisë A në këtë sezon, por tashmë është radha e Romës që do të sfidojë San Paolon këtë Dielë. Një mendim i Insignes shkoi pikërisht për duelin ndaj verdhekuqëve, ndërkohë që sulmuesi i Napolit foli edhe për kombëtaren italiane.

” Napoli-Roma do të jetë një sfidë shumë e luftuar mes dy skuadrave që kanë në përbërje kampionë të mëdhenj dhe që gjënden shumë afër në klasifikim. Për mendimin tim Roma nuk është në krizë por vetëm po kalon një moment të vështirë. Verdhekuqëve nuk u kam shënuar kurrë por gjithmonë ka një herë të parë dhe shpresoj që ky të jetë rasti i duhur. Kombëtarja italiane? Po jap gjithcka me Napolin në mënyrë që të grumbullohem nga trajneri Antonio Conte në Europian”.

Publikuar: 12.12.2015 | 17:07
Lexuar: 458 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime