E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rinia është momenti i ndërtimit, dhe për këtë ju duhet të stërviteni pikërisht tani.
Një letër nga Roberto Baxho, për të rinjtë dhe tre fëmijët e tij
Për 20 vjet jam marrë me futboll. Kjo sigurisht nuk më bën një mjeshtër të jetës. Por tani do më pëlqente të merrem me të rinjtë, kaq të çmuar dhe të pazëvendësueshëm.

E di që të rinjtë nuk i duan këshillat, edhe unë kështu isha. Por sot disa këshilla dua tua jap, pa arrogancë, dhe do dëshiroja që të rinjtë të reflektonin mbi këto fjale.

I pari është Pasioni

Nuk ka jetë pa pasion, dhe këtë mund ta kërkoni vetëm brenda jush. Mos e dëgjoni atë që kërkon t’ju influencojë. Pasioni mund edhe të transmetohet. Shikojeni brenda dhe atje do e gjeni.

Këshilla e dytë ka lidhje me Gëzimin

Gëzimi e bën jetën të shijoni atë që bëni. Kujtoj gëzimin në fytyrën e babait tim të lodhur, dhe në buzëqeshjen e nënës kur na ulte të dhjetë në mbrëmje, rreth një tavoline të kompletuar. Ky është gëzimi që lind nga ndjesia e të qenit bashkë, e dikujt që e jeton jetën në mënyrën më të plotë.

Së treti duhet të tregoni Guxim

Është themeltare të jeni të guximshëm dhe të mësoni te jetoni duke besuar në veten tuaj. Të kesh probleme ose të gabosh është thjesht një gjë natyrale, e rëndësishme është të mos ndiheni të sfiduar. Por të ndiheni të kënaqur se e dini që keni dhënë gjithçka, keni bërë më të mirën e mundshme, në mënyrën tuaj, ose sipas mundësive tuaja. Shihni drejt të ardhmes dhe përparoni.

E katërta, Suksesi

Ndiqni gëzimin dhe pasionin, atëherë mund të flasim edhe për suksesin, Fjale e cila mbetet e vetmja vlerë e shoqërisë sonë. Çfarë nënkuptoj me fjalën Sukses? Për mua do të thotë të realizosh në jetë atë që është mënyra më e mirë. Ajo që vlen si për një futbollist, sipermarrës, bujk, ose bukëpjekës.

E pesta është Sakrifica

Kam përjetuar në rininë time incidente në gju, që më kanë krijuar probleme dhe dhimbje për gjithë karrierën. Kam arritur të bashkëjetoj, dhe vazhdoj ende me ato dhimbje, falë sakrificës që ju siguroj nuk është një fjalë e shëmtuar. Sakrifica është esenca e jetës, duke ju çuar të kuptoni domethënien e saj.

Rinia është momenti i ndërtimit, dhe për këtë ju duhet të stërviteni pikërisht tani. Nga kjo do të varet e ardhmja juaj. Këto vite që po jetoni janë kaq të rëndësishme. Mos i besoni atyre gjerave që vijnë pa sakrifice. Mos i besoni, sepse është thjesht iluzion. Përpjekja dhe puna e vështirë ndërtojnë një urë mes ëndrrës dhe realitetit.

Gjithë jetën time jam përpjekur të qëndroj djali që isha, që e dashuroja futbollin, dhe shkoja në shtrat duke mbajtur të shtrënguar në gji një top.

Sot kam vetëm disa flokë të bardhë, dhe shumë shenja të vjetra. Por ëndrrat e mia janë të njëjtat. Më to arrij të jem i mbushur me shpresa. Përqafoni ëndrrat tuaja dhe ndiqni rrugën e tyre. Heronjtë e përditshëm janë ata që japin maksimumin në jetë.

Pikërisht këtë ua uroj juve dhe fëmijëve të mi.

Roberto Baxhio

Publikuar: 14.12.2015 | 14:34
Lexuar: 2259 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime