E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me këtë koncert, siç thuhet në faqen zyrtare të grupit në rrjetin social "Facebook", duam sado pak t’ju ndihmojmë njerëzve nga rajonet e krizës, të cilët kalojnë nëpër Maqedoni.
Koncert i grupit Blla-Blla-Blla në Shkup

Grupi muzikor Blla-blla-blla, sonte në Qendrën Teatrore për Fëmijë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, do të mbajë koncert të vogël humanitar, me moton – Refugee Welcome!

Me këtë koncert, siç thuhet në faqen zyrtare të grupit në rrjetin social "Facebook", duam sado pak t’ju ndihmojmë njerëzve nga rajonet e krizës, të cilët kalojnë nëpër Maqedoni.

"Të gjitha të ardhurat të cilat do t’i mbledhim nga biletat e shitura do t’i dhurojmë në OJQ Legis, ndërsa njerëzit e kësaj organizate joqeveritare do të përkujdesen me këto mjete të furnizohen me gjërat e nevojshme për refugjatët dhe t'i dorëzojnë në njërin nga kampet në Gjevgjeli apo Tabanoc", thuhet në paralajmërim.

Grupi gjithashtu ju bën apel qytetarëve se në rast se kanë veshje të nxehtë të cilën nuk e shfrytëzojnë për një kohë të gjatë, ta paketojnë mirë dhe ta dërgojnë në hollin e Qendrës Teatrore për Fëmijë, ku do të ketë vullnetarë, të cilët do ta pranojnë veshjen e dhuruar.

"Ju lutemi të sillni vetëm nga një artikull nga çdonjëri. Më të nevojshme janë çorapet, shallet, dorezat, mbathjet dhe puloverat. Shihemi dhe dëgjohemi më 15 dhjetor", apelon grupi Blla-Blla-Blla.

Biletat shiten në sportelin e Qendrës Teatrore për Fëmijë dhe në Beni’s Yellow Submarine, në Bezisten, në Çarshi të Vjetër.

Publikuar: 15.12.2015 | 14:14
Lexuar: 614 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime