E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Kuvend sot mbledhje duhet të mbajnë edhe komisionet për çështje ekonomike dhe për shëndetësi, si dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.
Mbledhje e Komisionit anketues për përgjimet


Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje duhet të mbajë Komisioni anketues për skandalin me përgjimet.

Siç paralajmëruan nga Kuvendi i Maqedonisë, në mbledhjen e Komisionit duhet të dëgjohet dëshmitari Zoran Stavreski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave i Republikës së Maqedonisë.

Në Kuvend sot mbledhje duhet të mbajnë edhe komisionet për çështje ekonomike dhe për shëndetësi, si dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në mbledhjen e Komisionit për çështje ekonomike është Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për shoqatat tregtare, në lexim të parë, dhe Propozimi i ligjit për plotësim të Ligjit për energjetikë, parashtruar nga deputetë të opozitës, gjithashtu në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për shëndetësi, ndërkaq, duhet ta shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore në lexim të parë.

Sot në Parlamentin e Maqedonisë do të mbahet edhe takim punues i Grupit interpartiak parlamentar për të drejtat e personave me pengesa, në të cilën do të prezantohet Platforma nacionale për shëndet seksual dhe reproduktiv i personave me pengesa.

Publikuar: 17.12.2015 | 12:47
Lexuar: 413 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime