E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njëheri kërkuesi i subvencionit pa marrë parasysh statusin bashkëshortor nuk duhet të ketë vendbanim në emër të tij e as të ketë marrë kredi.
Projekt i ri qeveritar


"Bli shtëpi për të rinj" është projekti i ri i Qeverisë me qëllim të sigurimit të mbështetjes për vendbanim për personat deri në 35 vjeç pa marrë parasysh statusin bashkëshortor, si dhe për rritje të natalitetit përmes dy modeleve për subvencionim, informoi sot kryeministri Nikolla Gruevski në konferencën për shtyp.

Me modelin e parë, siç tha, për kredi deri në 20 vjet dhe shumë maksimale deri në 50 mijë euro shteti do ta subvencionojë këstin mujor 11 vite, në tetë vitet e para 80 për qind të shumës së saj, ndërsa në tre vitet e tjera 50 për qind. Me modelin e dytë tërësisht subvencionohet pjesëmarrja për kredinë varësisht nga shuma që do të merret.

Kushtet për marrje të subvencionit nga shteti me projektit përgjithsësisht janë të njëjta si për projektin "Bli shtëpi bli banesë" përveç kriterit fillestar për moshën e personit që do ta marrë kredinë, më së shumti deri në 35 vjeç. Njëheri kërkuesi i subvencionit pa marrë parasysh statusin bashkëshortor nuk duhet të ketë vendbanim në emër të tij e as të ketë marrë kredi.

Projekti dedikohet vetëm për fitim të shtëpisë së re, ndërsa efekte pozitive nga zbatimi i tij Gruevski pret edhe tek kompanitë e ndërtimtarisë që ndërtojnë shtëpi të reja, firmat për prodhimtari të materialeve ndërtimore dhe për rregullim të brendshëm dhe të jashtëm. (MIA)

Publikuar: 17.12.2015 | 16:11
Lexuar: 504 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime