E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ne nuk kemi nevojë për mëshirë apo butësi, por për drejtësi dhe arsye”, tha ish-ministri i shkencave, Rudolf Scholten para turmës së mbledhur, për të cilën organizatorët thanë se ishin rreth 20,000 njerëz. Policia kishte numëruar 7,000.
Vjenë: Mijëra austriakë përkrahje familjes Zogaj






Së paku 7,000 austriakë u mblodhën të enjten mbrëma në qendër të Vjenës për të protestuar rreth dëbimit të shpejtë të familjes kosovare azil-kërkuese dhe bën thirrje për politika më humane të imigrimit.

Fati i familjes së mirë-integruar, Zogaj, është bërë simbol i politikës së ashpër të Ministrisë së Brendshme. Kjo familje ka jetuar në Austri që nga viti 2002. Protestuesit thanë se Zogajt dhe të tjerët sikur ta duhet të lejohen të qëndrojnë në baza humanitare, edhe nëse iu është refuzuar statusi i refugjatëve.

“Ne nuk kemi nevojë për mëshirë apo butësi, por për drejtësi dhe arsye”, tha ish-ministri i shkencave, Rudolf Scholten para turmës së mbledhur, për të cilën organizatorët thanë se ishin rreth 20,000 njerëz. Policia kishte numëruar 7,000.

Folësit tjerë kritikuan Ministren e Brendshme, Maria Fekter se po i ngjyron azil-kërkuesit sikur kriminelë.

Tubimi i së enjtes ishte kulmi i iniciativave dhe protestave të fundit më të vogla. Në muajin maj, demonstruesit bllokuan rrugët kryesore të Vjenës në një përpjekje të pasuksesshme për të parandaluar dëbimin e dy azil-kërkuesve nigerianë. (zëri)

Publikuar: 02.07.2010 | 12:55
Lexuar: 1019 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime