E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nevoja për realizim të programeve të këtilla, siç theksuan pjesëmarrësit del nga statistikat, të cilat tregojnë se femrat sipërmarrëse vijnë deri te mjetet financiare dhe kur vijnë ato janë në vlera më të vogla.
Tre milionë euro nga BERZH për sipërmarrësinë e grave


Tre milionë euro i kanë në dispozicion sipërmarrëset femra të Maqedonisë për të realizuar idenë e tyre të biznesit, ose të zhvillojnë biznesin e tyre. Fondet sigurohen nëpërmjet Programit për gratë në biznes të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe do të plasohen përmes Bankës së Ohrit, për realizimin e së cilit marrëveshja u nënshkrua sot në Shkup. Fondet janë siguruar nëpërmjet granteve nga qeveritë e Italisë, Suedisë, Luksemburgut dhe Fondit Special të aksionarëve të BERZH-it.

Ky është programi i parë në Maqedoni i cili siguron krahas mjeteve financiare edhe ndihmën teknike. Duhet të sigurojë zhvillim të ekonomisë së Maqedonisë dhe përmirësim të konkurrencës së kompanive. Programi ndihmon ndërmarrjet të udhëhequra nga femra të sigurojnë njohuri financiare dhe praktike për të zhvilluar biznesin e tyre. Përmes institucioneve partnere financiare kombinohen ndihma teknike për mbështetjen e femrave sipërmarrëse nëpërmjet trajnimit, projekteve këshilldhënëse, mentorim dhe aktivitete të tjera për zhvillimin e biznesit.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vladimir Peshevski theksoi se ky program do t'i ndihmojë kompanive që më shpejt të zhvillohen, të hapin vende të reja pune, të fusin risi në punën e tyre dhe të bëhen akoma më konkurrentë në tregun vendor, ndërsa në disa raste edhe në tregjet ndërkombëtare.

Theksoi se Qeveria vëmendje të veçantë i kushton nxitjes së sipërmarrësië së femrave dhe shtoi se në të tetë vitet e kaluara për programet për vetëpunësim të Qeverisë janë ndarë rreth 47 milionë euro, me të cilat 11.000 persona kanë themeluar kompani personale, me ç'rast 3.600 firma janë themeluar nga ana e femrave.

Trendi i përfshirjes më të madhe të femrave në jetën shoqërore, sociale dhe politike si dhe sipërmarrësia rritëse e femrave duhet vazhdimisht të nxitet, mbështetet dhe kultivohet, si nga ana e Qeverisë dhe institucioneve tjera shtetërore, ashtu edhe nga ana e shoqatave civile, institucioneve ndërkombëtare financiare nga kompanitë", tha Peshevski.

Nevoja për realizim të programeve të këtilla, siç theksuan pjesëmarrësit del nga statistikat, të cilat tregojnë se femrat sipërmarrëse vijnë deri te mjetet financiare dhe kur vijnë ato janë në vlera më të vogla.

Programi do të zbatohet në tre vitet e ardhshme. Mjetet do të jenë të kapshme për investime në aat të pagesës deri në tetë vjet dhe grejs periudhë deri në 12 muaj dhe për mjete qarkulluese me afat të pagesës prej tre vjetëve dhe grejs periudhë prej 6 muajve.

Publikuar: 18.12.2015 | 16:42
Lexuar: 2086 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime