E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Nuk duhet të ketë dilema se qëllimin tonë do ta realizojmë. Duam mjedis të pastër jetësor dhe duam ajër të pastër", tha Sreten Koceski nga Instituti joqeveritare për zhvillim të komuniteteve nga Tetova.
Tetovarët edhe sot në protestë për shkak të ndotjes









Në Tetovë edhe sot u mbajt protestë e organizuar nga organizata joqeveritare Eko guerila për shkak të ndotjes së ajrit në qytet. Kryetari i Eko guerilas Arianit Xhaferi në emër siç tha të qytetarëve të mbledhur në sheshin në Tetovë kërkoi nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Tetovës ndërmarrje urgjente të masave që me të vërtetë do të kontribuojnë për ajër më të pastër në qytet.

"Të ndërpritet menjëherë procesin e prodhimtarisë së 'Jugohrom'-it derisa nuk vendosen filtra. Rilokimi i deponisë së egër në hyrje të qytetit dhe ndërprerje dhe vendosje të regjimit për shfrytëzim të automjeteve pa standarde ekologjike dhe të zgjidhet kaosi në komunikacion. Kërkojmë që këto pika të zgjidhen më së voni deri të premtën më 25 dhjetor të vitit 2015", deklaroi Xhaferi.

Paralajmëroi se në qoftë se ky afat nuk respektohet do t'i ftojnë qytetarët e Tetovës t'i bllokojnë komunën, gjykatën dhe institucionet e tjera në qytet, si dhe rrugës hyrëse deri në fabrikën "Jugohrom", është e mudnur edhe protestë para Qeverisë në Shkup. Protestës së sotme iu bashkangjitën edhe shumë shoqata të tjera joqeveritare, organizata qytetare dhe individë.

"Nuk duhet të ketë dilema se qëllimin tonë do ta realizojmë. Duam mjedis të pastër jetësor dhe duam ajër të pastër", tha Sreten Koceski nga Instituti joqeveritare për zhvillim të komuniteteve nga Tetova.

"Ruani të rinjtë dhe të vjetrit. Informohuni në bzë ditore se sa është ndotshmëria e ajrit dhe pas ecjes nëpër qytet pini një gotë qumësht", tha aktivisti Valentin Tasevski.

Pasi që në fillim të javës niveli i grimcave PM 10 në ajrin në Tetovë disa orë ishte rreth 1000 mikrogramë në një metër kub ajër që është 20 herë mbi të lejuarën, nga e mërkura komuna e ndërpreu mësimin në të gjtiha shkollat e mesme dhe fillore, si dhe në kopshtet në qytet. Protestë kundër ndotjes së ajrit edhe dje me bllokimin e tre hyrjeve dhe daljeve nga Tetova dhe me tubim në sheshin e qytetit.

Publikuar: 18.12.2015 | 16:07
Lexuar: 548 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime