E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hiddink, i cili ka kaluar një aventurë si menaxher i Chelseas, ku fitoi FA Cup-ën më 2009, do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.
Hiddink në vend të Mourinhos
Ish selektori i Holandës, Guus Hiddink do të emërohet menaxher i përkohshëm i Chelseas, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Holandezi ka mbërritur në Londër ku është duke zhvilluar negociata me drejtuesit e kampionit të Premierligës.

Hiddink, i cili ka kaluar një aventurë si menaxher i Chelseas, ku fitoi FA Cup-ën më 2009, do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.

“Blues” janë aktualisht në pozitën e 16-të në Premierligë, me vetëm një pikë mbi zonën e rrezikuar pas nëntë humbjeve në 16 xhirot e deritashme.

Mourinho u shkarkua nga posti i menaxherit të enjten, shtatë muaj pasi udhëhoqi Chelsean drejt titullit në Premierligë.

Publikuar: 18.12.2015 | 22:44
Lexuar: 494 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime