E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Meqë bëhet fjalë për fakultete teknike, është evidente që kuadrot shqiptare janë deficitare, prandaj disa lëndë mësimore mund të jenë në gjuhën maqedonishte ose anglisht.
MASH sqaron: Universiteti
"Univerziteti i shkupit është univerzitet në gjuhën shqipe. Rreth reagimeve ose lajmeve se USH do të jetë në tre gjuhë, duhet sqaruar se, në bazë të ligjit për arsimin e lartë, në çdo program studimor në çdo vit akademik duhet të ketë dy lëndë në gjuhën maqedonase, kurse dy programe studimore në kuadër të Universitetit duhet të jenë në gjuhën angleze", sqarojnë për Zhurnal nga sektori për arsimin e lartë në MASH.

"Elaboratet e përgatitura për themelimin e USH janë në bazë të standarteve dhe rregullores, të harmonizuar me programet studimore të Universiteteve më të mira dhe në bazë të nevojave të tregut e bazuar në analizën e kryer. Gjithashtu në pjesën e gjuhës së studimit, në përgjithësi është gjuha shqipe dhe shumica apsolute e lëndëve do të jenë shqip, përveç për lëndët mësimore për të cilat sdo të ketë kuadër shqiptar që i plotëson kriteret. Meqë bëhet fjalë për fakultete teknike, është evidente që kuadrot shqiptare janë deficitare, prandaj disa lëndë mësimore mund të jenë në gjuhën maqedonishte ose anglisht.

Nga kontrolli që i është bërë elaborative dhe programeve studimore në kuadër të UT, ky parim është edhe me këtë Universitet. Edhe përkundër kësaj UT asnjëher nuk e ka humbur statusin e Universitetit në gjuhën shqipe. Prandaj, deklarata e Kryeministrit mund të kuptohet si amortizimi i reagimeve eventuale në opnion. Kurse, të gjithë ata që këtë e prezentojnë se në USH do të mësohet maqeodnisht ose nuk e njohin ligjin dhe realitetin ose mundohen të zhvendosin opinionin nga thelbi.

Argumenti tjetër që në këtë Universitet nuk do të studjohet maqedonisht është fakti se të njejtat programe studimore janë në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe nuk ka nevojë të hapen programe të njejta në të njejtën gjuhë", sqarojnë për Zhurnal nga sektori për arsimin e lartë në MASH.

Publikuar: 21.12.2015 | 15:13
Lexuar: 1629 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime