E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në sondazh morën pjesë 731 italiane të moshës 18-43 vjeç, dhe ato u treguan studiuesve për shprehitë e tyre të ngrënies, si dhe konsumin e mollëve.
Mollët e rrisin kënaqësinë seksuale të femrave
Për mollët shpesh thuhet se janë të shëndetshme dhe kanë pak kalori, por më pak dihet se ato mund të jenë edhe afrodiziak.

Pikërisht kjo është konstatuar në një studim të ri që ka treguar se mollët mund ta rrisin kënaqësinë seksuale të femrave. Hulumtuesit e kanë gjetur një lidhje midis rritjes së funksionit seksual tek femrat e shëndetshme dhe konsumi i rregullt i mollëve.

Në sondazh morën pjesë 731 italiane të moshës 18-43 vjeç, dhe ato u treguan studiuesve për shprehitë e tyre të ngrënies, si dhe konsumin e mollëve.

Ato u ndanë në dy grupe, në njërin grup ishin vajzat dhe gratë të cilat e hanë të paktën një mollë në ditë, dhe në grupin tjetër të anketuarat të cilat në një masë më të vogël hanë molla.

Ato gjithashtu iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me aktivitetin dhe kënaqësinë seksuale, përcjell Huffington Post.

Në këtë mënyrë, studiuesit konstatuan se femrat të cilat në masë të madhe konsumojnë mollë kanë më shumë mundësi për ta shijuar seksin.

U konstatua edhe se arsyeja për këtë është fakti se molla përmban në vete floridzinën e cila është e ngjashme me hormonin seksual të femrave, estradiolin, i cili luan një rol të madh në eksitimin seksual të femrave.

Publikuar: 24.12.2015 | 23:31
Lexuar: 439 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime