E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Unë nuk kam thënë se nuk duhet festuar dhe kam qenë pjesë e festës së organizuar nga qeveria jonë, por i kam paralajmëruar të gjithë, përfshirë edhe popullin serb për këtë situatë.
Nikolliq: Millosheviqi e ka ditur mirë se çka është 'kur na rrëshqet Kosova'
Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq sot në një intervistë ka thënë se Sllobodan Millosheviqi e ka ditur më së miri se çka do të thotë “kur na rrëshqet Kosova”.

Nikolliq, në bisedë për procesin e anëtarësimit në BE dhe çështjen e kapitullit 35 ka thënë se i ka paralajmëruar të gjithë për një pozicion të vështirë sepse do të mbyllet me një dokument detyrues, qysh në momentin kur kanë filluar bisedimet më Kosovën, transmeton Koha.net.

Ai tha se kur janë hapur kapitujt ka thënë se nuk ka qenë koha për eufori dhe festime.

“Unë nuk kam thënë se nuk duhet festuar dhe kam qenë pjesë e festës së organizuar nga qeveria jonë, por i kam paralajmëruar të gjithë, përfshirë edhe popullin serb për këtë situatë.

U kam thënë se mund të punojnë shumë mirë, por nëse diçka rrëshqet tek Kosova, atëherë atë e ka ndjerë më së miri Sllobodan Millosheviq. Nëse juve ju rrëshqet, atëherë askush nuk do të llogaritë tek ju dhe nuk do t’ju japë meritë”, ka thënë Nikolliq.

Ai ka qenë shumë kritik me ekipin negociator të Serbisë, pasi ka thënë se asnjë pikëpamje të tij nuk e kanë marrë parasysh. Marko Gjuriq, tha Nikolliq, e lajmëron atë për të rejat, por që ky nuk i jep asnjë instruksion.

“Nuk jam i përfshirë direkt në negociata, edhe pse kjo ishte e nevojshme. Në bazë të Kushtetutës sonë nuk mund ta përfaqësoj Serbinë në politikë të jashtme dhe politika e tyre është e ndryshme nga pozita ime”, ka thënë Nikolliq.

Ai përmendi edhe Kishën Ortodokse Serbe, të cilën ai ka thënë se ka qenë i pari që ka thënë se vota në UNESCO do të ndikojë në statusin, pasurinë dhe mbijetesën e Kishës Ortodokse Serbe. Nikolliq zgjidhje për këtë çështje e ka gjetur tek një autonomi të lidhur me Vatikanin dhe Romën, e jo të varet nga Prishtina.

Krejt në fund ai ka zbuluar se nuk do të kandidojë për president të Serbisë.

Publikuar: 27.12.2015 | 23:01
Lexuar: 457 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime