E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shpirti po me digjet,te gjithe ju qe deshironi te merrni pjse ne varrim jeni te mireseardhur ! Sapo i pat mbushur 19 vjet !” shkruan Ademi
Vritet me thikë djali i gazetarit të sportit Sami Ademi







Gazetari Sami Ademi sot në proflin e tij në Facebook ka konfirmuar për vdekjen e djalit të tij ku mbrëmë pas plagëve me thikë nuk mundi të mbijetojë.

“Te nderuar miq ju njoftoi se prej mbrem me ne shtepin time nuk “banon” gezimi!!! Me nje goditje me thike ne zemer nga plaget e marra ka nderruar jete djali im i dyti Leart Ademi.

Varrimi do te behet me oren 14:00,ndersa namazi i xhenazes do te falet ne xhamin e Qairit afer Tinexit.

Shpirti po me digjet,te gjithe ju qe deshironi te merrni pjse ne varrim jeni te mireseardhur ! Sapo i pat mbushur 19 vjet !” shkruan Ademi

Arrestohet vrasesi i Leart Ademi-it

Mbrëmë rreth orës 20 në afërsi të restaurantit Biznis në Çair të Shkupit ka ndodhur një incident, ku është goditur me thikë 20 vjeçari Leart Ademi. Pas incidentit menjëherë i riu është dërguar në spitalin shtetërorë në Shkup, por edhe pas intervenimit të mjekëve ai ka ndërruar jetë, shkruan gazeta Koha.

Deri te incidenti jozyratrisht merret vesh se ka ardhur për motive banale mes te rinjve, ndërsa autori i vrasjes, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur, me thikë ka goditur në afërsi të zemrës 20 vjeçarin nga Shkupi.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, krim-teknika dhe prokurori publik, të cilët mbledhin dëshmitë për të zbardhur vrasjen.

Gazeta KOHA jozyrtarisht nga burime pranë MPB-së merr vesh se vrasësi i Leart Ademit është arrestuar, kurse brenda ditës policia ka thënë se do të dalë me detaje për rastin.

Publikuar: 04.01.2016 | 11:49
Lexuar: 747 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime