E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Perez nënvizoi se pas mbledhjes që pati me bordin drejtues të klubit, të gjithë sëbashku morën një vendim shumë të vështirë sic ishte ai i zgjidhjes së kontratës së Benitez-it.
Largohet Benitez, Perez zyrtarizon Zidane

Tashmë është zyrtare, Rafael Benitez largohet nga stoli i Realit të Madridit ndërsa Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ri i Los Blancos. Nëpërmjet një konference për shtyp pas mbledhjes që pati me bordin drejtues të klubit, numri 1 i Realit, presidenti Florentino Perez bëri të ditur largimin nga stoli i skuadrës të Rafa Benitez-it duke emëruar ish mesfushorin francez si trajnerin e ri të ekipit.

Përfundoi pas vetëm 6 muajsh aventura e teknikut spanjoll në krye me Los Blancos me Benitez-in që pagoi për rezultatet jo të mira që ka arritur Reali gjatë kësaj periudhe dhe për faktin se nuk kishte një raport shumë pozitiv me disa nga futbollistët kryesorë të skuadrës.

Ajo që publikuan mediat spanjolle mesditën e kësaj të Hënë në lidhje me largimin e Rafa Benitez u bë realitet nga vetë presidenti Perez i cili shpjegoi edhe arsyet e lamtumirës të trajnerit 55-vjecar ndërkohë që i uroi mirëseardhjen francezit Zidane.

Perez nënvizoi se pas mbledhjes që pati me bordin drejtues të klubit, të gjithë sëbashku morën një vendim shumë të vështirë sic ishte ai i zgjidhjes së kontratës së Benitez-it.

Presidenti i Los Blancos falenderoi spanjollin për punën e bërë gjatë këtyre muajve ndërsa emëroi Zinedine Zidanen-in si trajnerin e ri, teksa theksoi se francezi është një nga figurat më të mëdha të futbollit e Botëror dhe e di shumë se cfarë përfaqëson një klub legjendar si Reali i Madridit. Më pas fjalën e mori Zizu i cili u shfaq shumë i emocionuar për këtë detyrë të re.

” Në radhë të parë dua të falenderoj klubin që më dha mundësinë të drejtoj këtë skuadër. Duhet të bëjmë më të mirën e mundshme, unë personalisht do të jap gjithcka për të fituar. Besoj se cdo gjë do të shkoj mirë, nuk dua të premtoj asgjë më tepër. Që nga kjo e Martë do të punojmë fort për të arritur rezultatet e shumë dëshiruara. Jam shumë i emocionuar por e njëjta gjë më ndodhi edhe kur prezantova këtu si futbollist. Po më jepet është një shans i madh dhe do ta jap edhe zemrën nëse është e nevojshme për të fituar dicka. Shpresoj që cdo gjë të shkojë mirë dhe i falenderoj të gjithë”.

Zinedine Zidane në 2 sezonet e fundit ka drejtuar skuadrën e të rinjëve të Realit të Madridit. Në këtë aventurë të re 43-vjecari do të bashkëpunojë me një tjetër ish lojtar të Los Blancos si Santiago Solari i cili do të jetë zëvendësi i tij.

Publikuar: 05.01.2016 | 13:44
Lexuar: 407 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime