E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas burimeve diplomatike greke, Athina vlerëson se pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni do të hapet një “dritare shansi”, siç thonë, për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Athinë: Çfarë do të sjell takimi Ahmeti-Kotzias?








Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të takohet të premten në Athinë me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Bashkëpunëtori i Televizionit Art, Robert Goro, njofton se sipas mediave greke, kjo vizitë inkuadrohet në përpjekjet për gjetjen e një rrugëdaljeje në çështjen e emrit, që ka krijuar një ngërç konstant në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë prej më shumë se 20 vjetësh.

Në fakt, strategjia e Athinës, për një përafrim me udhëheqësit e shqiptarëve në Maqedoni, ka filluar që në vitin 2013, kur Ali Ahmeti ishte takuar po në Athinë me ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme, Evangelos Venizelos dhe atë të Mbrojtjes, Avramopulos.

Vizita e Ali Ahmetit në Athinë pason atë të ministrit të Jashtëm maqedonas, Nikola Poposki, në mesin e dhjetorit. Një vizitë që të paktën në temën e emrit, nuk solli asgjë të re, por thjesht rikonfirmoi qëndrimet e njohura të të dyja palëve.

Bashkëpunëtori i Televizionit Art, thotë se Athina është e shqetësuar se mos në samitin e verës të NATO-s do të mund të përmbyset vendimi i samitit të Bukureshtit i vitit 2008, që e kishte kushtëzuar anëtarësimin e Maqedonisë me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për çështjen e emrit.

Sipas burimeve diplomatike greke, Athina vlerëson se pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni do të hapet një “dritare shansi”, siç thonë, për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Mirëpo, për analistët diplomatikë grekë të gjitha gjasat tregojnë se fitues i zgjedhjeve do të jetë sërish Nikola Gruevski. Në këtë sens, analistët nënvizojnë se nuk është e qartë që për çfarë arsye Gruevski do të mund të ndryshonte qëndrimin e deritanishëm në çështjen e emrit./R.G./

Publikuar: 07.01.2016 | 14:16
Lexuar: 359 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime