E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jam e gatshme për çdo gjë, pra edhe të pozoj lakuriqe si para fotoaparatit, ashtu edhe para kamerës”, është shprehur Elisabeth, e cila njihet edhe për aventurat e saj të shumta, apo më mirë të themi për dashnorët e saj të shumtë.
Elisabeth van Tergouw: S’mund të rrijë gjatë me një mashkull
Për të arritur famën dhe popullaritetin, ajo thotë se është e gatshme ndaj çdo sfide, duke përfshirë edhe pozimin lakuriq, si para fotoaparatit, ashtu edhe para kamerës

Është lindur në Holandë dhe shumica e krahasojnë me aktoren e njohur, Blake Lively. Kjo është bukuroshja Elisabeth van Tergouw, e cila gjithnjë e më shumë po bën emër në botën e modelimit, ndërsa ajo synon edhe profesione tjera, duke përfshirë edhe aktrimin. Dhe për të arritur famën dhe popullaritetin, ajo thotë se është e gatshme ndaj çdo sfide, duke përfshirë edhe pozimin lakuriq, si para fotoaparatit, ashtu edhe para kamerës, nëse i jepet rasti për të aktruar në ndonjë film. “Për mua është e rëndësishme që të arrij sukses dhe famën, ndërsa në këtë rrugë nuk qaj kokën për pengesat dhe sfidat.

Jam e gatshme për çdo gjë, pra edhe të pozoj lakuriqe si para fotoaparatit, ashtu edhe para kamerës”, është shprehur Elisabeth, e cila njihet edhe për aventurat e saj të shumta, apo më mirë të themi për dashnorët e saj të shumtë.

Ajo insiston se nuk mund të rri gjatë me një mashkull, pasi dëshiron që të gjej atë të duhurin e kjo kërkon hulumtim. “Më pëlqen të ndërroj shpesh të dashurit. Jam një tip i atillë i femrës, e cila pëlqen të hulumtojë vazhdimisht dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, derisa ta gjejë personin e duhur për mua”, është shprehur pa kurrfarë ngurrimi biondja seksi, e cila dallohet për format e përkryera të trupit. Ajo me këtë rast i hodhi poshtë spekulimet të cilat e lidhnin me një aktor të njohur nga Hollivudi.

“Kjo është edhe një gënjeshtër e radhës që lidhet me mua. Nuk jam në kurrfarë lidhje me atë aktor për të cilin po flitet, madje atë kurrë në jetën time deri më tani e kam takuar”, tha në fund bukuroshja, Elisabeth van Tergouw, për mediat amerikane.
Elisabeth van Tergouw
Elisabeth van Tergouw

Publikuar: 11.01.2016 | 16:04
Lexuar: 2349 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime