E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ne jemi shumë të lumtur në Bayern Munich. Por, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk mund të ju them asgjë më shumë”, deklaroi Kucharski për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”.
Lewandowski, s’ka garanci në Bayern
Menaxheri i Robert Lewandowskit ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit nga Bayern Munich, pas interesimit nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Lewandowski është sulmuesi kryesor i kampionit të Bundesligës.

Por, gjiganti bavarez së fundmi ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Napolit, Gonzalo Higuain, duke vënë në dyshim të ardhmen e polakut. Dhe, menaxheri i tij, Cezary Kucharski nuk ka dhënë garanci se ku do të luajë Lewandowski nga sezoni i ardhshëm.

“Ne jemi shumë të lumtur në Bayern Munich. Por, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk mund të ju them asgjë më shumë”, deklaroi Kucharski për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”.

“Në futboll, kurrë nuk mund ta dini se çfarë do të ndodhë dhe nuk dua të flas për çmimin e tij, sidomos tani kur kampionati do të vazhdojë nga kjo fundjavë. Nuk mendoj se Bayern dëshiron ta shesë. Gjëja më e rëndësishme është që ai të luftojë për Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.

Publikuar: 22.01.2016 | 14:39
Lexuar: 439 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime