E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç duket, ky fakt nuk e shqetëson shumë portierin, sepse ai merr përherë shpërblime sa herë qe udhëton me ekipin, gjë që e bën shpesh.
Ia jep City, 400 mijë euro në vit ‘’tu nejt”
Të gjithë ata që ishin të pranishëm në Manchester u habitën, kur trajneri i “Citizens” tha se aktivizimi i Joe Hart ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi, dhe kjo do të thoshte një aktivizim të rrallë të Richard Wright.

Portieri është në Manchester prej dy vitesh, por ka qenë ulur në stolin e Cityt vetëm dy herë.

Siç duket, ky fakt nuk e shqetëson shumë portierin, sepse ai merr përherë shpërblime sa herë qe udhëton me ekipin, gjë që e bën shpesh.

Ai ndihmon portierin e parë Joe Hart gjatë nxehjes përpara ndeshjes.

Wright duke festuar triumfin në Ligën Premier me kolegët e tij Pantilimon dhe Hart Wright është mbajtur në ekip për arsye se Pelegrini nuk donte të shpenzonte shumë para për portierin e tretë, gjithashtu vlerëson eksperiencën e veteranit , si dhe gatishmërinë e tij kur të ishte nevoja.

Kjo gjë në fakt nuk ka ndodhur deri tani por City ka një plan për Wright, ai mendon se është i përshtatshëm për tu bërë trajner portierësh në të ardhmen.

Ndërkohë ai po shijon praninë e yjeve si Yaya Toure, David Silva dhe Sergio Aguero në dhomat e zhveshjes.

Përgatitjet para-sezonale e çuan atë në Australi, Vietnam dhe më pas në Toronto të Kanadasë, pa harruar edhe udhëtimet e shpeshta nëpër Evropë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

E jeta e tij nuk është aspak e keqe për portierin veteran, i cili udhëton vetëm me “First Class” dhe merr një rrogë vjetore rreth 400,000 euro.

Publikuar: 23.01.2016 | 16:07
Lexuar: 368 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime