E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Babilonasit e lashtë kanë jetuar në rajonin që sot është Iraku dhe Siria.
Gjeometria u përdor për herë të parë në Babiloni (Siri-Irak)
Gjeometria e sofistikuar – një degë e matematikës e cila merret me forma – është përdorur së paku 1,400 vjet më herët seç është menduar deri më tani.

Hulumtimet tregojnë se babilonasit e lashtë kanë përdorur llogaritjet gjeometrike për të ndjekur Jupiterin në qiellin e natës.

Më herët, origjina e kësaj teknike është gjetur në shekullin e 14-t.

Studimi i ri është publikuar në revistën Science, transmeton BBC.

“Nuk e kam pritur këtë. Është shumë thelbësore për fizikën dhe të gjitha degët e shkencës e përdorin këtë metodë”, ka thënë autori i studimit, Mathieu Ossendrijver, nga Universiteti Humboldt i Berlinit.

Babilonasit e lashtë kanë jetuar në rajonin që sot është Iraku dhe Siria.

Qytetërimi është shfaqur rreth 1,800 vjet para erës sonë.

Pllakat argjile të gdhendura me sistemin e tyre të shkrimit ‘Cuneiform’ kanë treguar se ata po merreshin me astronomi. Ata kanë vizatuar forma drejtkëndëshi për të përshkruar shpejtësi e një planeti, i cili besohet se është Jupiteri. /Dita/

Publikuar: 29.01.2016 | 13:21
Lexuar: 675 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime