E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me këtë rast në të potencohet se mosrespektimi i vendimeve gjyqësore bart përgjegjësi penale.
Spasov: Tashevska Remenski tregoi mosnjohje të procedurave juridike








Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov sot me shkrim reagoi në deklaratën e ministres së Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska Remenski, në të cilën ajo, siç thekson Spasov, ka treguar mosnjohje elementare të procedurave juridike, ka treguar numër të madh të paqartësive, gënjeshtrave dhe manipulimeve.

"Remenski ende nuk mund të pajtohet me faktin se puna e saj e paligjshme, e papërgjegjshme dhe jo profesionale ka rezultuar me mmasën e përkohshme për t'i lënë jashtë fuqisë shkarkimet e paligjshme të pesëmbëdhjetë drejtorëve nga institucionet nën Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale", thuhet në reagim.

Në të shtohet se Spasov ka parashtruar padi në kuadër të kompetencës së tij për punën e paligjshme të Tashevska Remenskit dhe për shkelje të procedurave administrative dhe se Gjykata kushtetuese në kuadër të kompetencave ka sjellë masë të përkohshme me qëllim të mos shkaktohen pasoja shtesë, siç është paraparë në pajtim me Ligjin.

Me këtë rast në të potencohet se mosrespektimi i vendimeve gjyqësore bart përgjegjësi penale.

Publikuar: 29.01.2016 | 13:24
Lexuar: 416 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime