E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ademi potencoi se krijimi i një hapësire konkurruese Evropiane në sferën e arsimit, ekonomisë dhe tregut të punës kërkon mobilitet në kualifikimin dhe njohjen e tyre të qartë dhe shfrytëzimin nga ana e individëve, punëdhënësit dhe tërë bashkësisë shoqërore.
Projekt për zhvillimin dhe implementimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve




Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi mori pjesë në evenimentin dedikuar zhvillimit dhe implementimit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.

Ademi potencoi se krijimi i një hapësire konkurruese Evropiane në sferën e arsimit, ekonomisë dhe tregut të punës kërkon mobilitet në kualifikimin dhe njohjen e tyre të qartë dhe shfrytëzimin nga ana e individëve, punëdhënësit dhe tërë bashkësisë shoqërore.

Për këtë shkak u themelua Korniza Evropiane e Kualifikimeve si sistem i ri evropian i vlerave, si dhe qëndrim i ri ndaj arsimit dhe trajnimit, i cili do të jetë i pranueshme si për vendet anëtare të BE -së, ashtu edhe për vendet të cilët dëshirojnë t'i bashkohen familjes evropiane, tha Ademi.

“Nga këtu u shfaq edhe nevoja për zhvillimin e Kornizës kombëtare të kualifikimeve si instrument kyç për ndryshimin e procesit të mësuarit dhe trajnimit dhe investim në kapitalin njerëzor. Ajo është bazë për shtetet në përgatitjen e sistemit të arsimimit dhe trajnimit dhe sistemit të kualifikimit për të ardhmen sipas nevojave shoqërore dhe ekonomike të tregut të punës dhe është në përputhje me implementimin e Rekomandimit të Kuvendit Evropian dhe të Këshillit nga 28 Prilli i vitit 2008 për krijimin e Kornizës Evropiane të Kualifikimeve për të mësuarit gjatë gjithë jetës, theksoi Ademi.

“Korniza Kombëtare e Kualifikimeve paraqet standard kombëtar për vendin tonë i cili rregullon përvetësimin dhe shfrytëzimin e kualifikimeve, të krijuara në kërkesat aktuale dhe të ardhshme të punëdhënësve për njohuritë , shkathtësitë dhe kompetencat , dhe do të mundësoj mobilitet më të madh, si në arsim dhe trajnim, po ashtu edhe në tregun e punës, shtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës.

“Korniza është instrument për komunikim dhe reforma, mjet për besim dhe mbështetjen e politikë bërësve, punëdhënësve, pjesëmarrësve në procesin e të mësuarit, prindërve, bartësve të kualifikimeve dhe palëve tjera të interesuara në ndërtimin e sistemit të kualifikimeve, përmes pjesëmarrjes së tyre aktive. Korniza Kombëtare e Kualifikimeve në vendin tonë, së bashku me Ligjin për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve është miratuar në tetor të vitit 2013. Për këtë shkak besoj se implementimi i saj është një nga qëllimet më afatgjata strategjike të vendit tonë” tha ministri Ademi.

Korniza e Kualifikimeve e vendit tonë duhet të jetë në korrelacion me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve. Edhe pse të mësuarit nga praktikat e tjera është e dobishme, por prapë se prapë duhet ta zhvillojmë dhe ta ndërlidhim me sistemin tonë të arsimit dhe trajnimit si dhe me strukturën e institucioneve tha Ademi.

“Procesi kontribuon në përforcimin e partneritetit në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtarë. Pikërisht kjo është arsyeja se pse ky projekt përkrahet nga BE-ja, projekt i cili do të kontribuojë në implementimin e Kornizës Kombëtare për Kualifikime përmes ekspertizës dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira nga vendet tjera” u shpreh Ademi.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbështetë procesin e avancimit të mëtutjeshëm të sistemit për zhvillimin dhe implementimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe udhëzimin e tyre me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve .
Projekt për zhvillimin dhe implementimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve

Publikuar: 11.02.2016 | 16:00
Lexuar: 757 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime