E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por, kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë modelja komentohet për fotot që publikon në rrjetet sociale dhe natyrisht edhe për jetën e saj private. E deklaruar prej kohësh single, Vildane është komentuar për një romancë të supozuar me Capital T.
Vildane Zeneli: Nuk lidhem me djem shqiptarë, raportet në distancë s’bëjnë për mua
Fotot nudo të realizuara disa vite më parë, kur pak vajza guxonin, e vunë Vildane Zenelin në qendër të vëmendjes. Modelja u shndërrua në një nga vajzat më të komentuara në trojet shqiptare, ndërsa vazhdonte edhe një karrierë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara.

Por, kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë modelja komentohet për fotot që publikon në rrjetet sociale dhe natyrisht edhe për jetën e saj private. E deklaruar prej kohësh single, Vildane është komentuar për një romancë të supozuar me Capital T.

Por si është e vërteta e kësaj historie? Në këtë intervistë për “Bluetooth”, modelja na rrëfen jo vetëm mbi lidhjen me reperin e njohur nga Kosova, por edhe për bashkëpunimin e saj të ri me artistin e famshëm amerikan Will.i.am, marrëdhënien e saj me paragjykimet dhe kritikët që e ndjekin në çdo hap.


Vildane sapo është publikuar kënga juaj e re, në bashkëpunim me Will.i.am. Na trego diçka më shumë për këtë projekt?

Në të vërtetë këngën nuk e kam publikuar unë. Ajo nuk ishte gati për lançim.


Por çfarë ka ndodhur?

Dikush ka vjedhur materialet e mia dhe ka publikuar muzikën time pa leje. Ndaj, në këto momente jam shumë e nevrikosur dhe nuk dua të flas për këtë çështje.


Po planifikon një lançim zyrtar?

Ndonëse nuk e publikova unë, kënga tashmë ka dalë gjithandej. Nuk di të them, pasi datën e lançimit zyrtar ma shkatërruan. Nuk kam asnjë ide se kush mund ta ketë bërë këtë. Ndonëse bashkëpunimi me Will.i.am është padyshim i rëndësishëm, në fokus të mediave dhe fansave tuaj është më së shumti jeta private.


Flitet se me Capital T keni diçka më shumë se shoqëri, madje që kohët e fundit keni ardhur në Kosovë për ta takuar. E vërtetë?

Nuk është aspak e vërtetë. Nuk kam lidhje me Capital T dhe nuk kam pasur ndonjëherë. Përveç punës që kemi bërë bashkë për Valdrin Sahitin, mes nesh nuk ka asgjë më shumë. Është e vërtet që unë kam ardhur në Kosovë, por jo për të takuar Capital T apo dikë tjetër, por për familjen time.


Aktualisht është ndonjë mashkull tjetër në jetën tënde?

Nuk më pëlqen të flas për jetën personale. Gjithçka është mes meje dhe personit tjetër. Ndoshta është dikush, ose ndoshta jo!


Kjo do të thotë që është dikush që ju ka rrëmbyer zemrën?

Jo, nuk gjendet askush në zemrën time. Jam single! Sidoqoftë, nuk mund të ishte askush nga Kosova apo Shqipëria.

E mendon si mundësi lidhjen me Capital T?

Pse jo? Ai është një djalë i mrekullueshëm dhe i talentuar. Megjithatë nuk jam e interesuar për të frekuentuar dikë nga Kosova apo Shqipëria. Unë jetoj në Shtetet e Bashkuara dhe distancat e gjata në lidhje nuk bëjnë për mua.


Preferon meshkujt shqiptarë apo të huaj?

Nuk kam preferenca të kësaj natyre. Dashuria është dashuri.


Pse një vajzë kaq e adhuruar sa ty është pa të dashur?

Mediat shqiptare më lidhin çdo ditë me dikë tjetër. Me këdo të më shohin mendojnë se ka diçka më shumë. Por nuk kam një të dashur, sepse thjesht po shijoj jetën. Jam e lumtur dhe jam duke punuar për muzikën, për këngë të reja dhe natyrisht modelingun. Nëse do të kem diçka të re që do doja ta ndaja me të tjerët, natyrisht që do t’jua them vetë, më besoni!


Vildane, je një modele shumë e guximshme, duke zbuluar format dhe madje duke pozuar nudo. Të bezdisin paragjykimet?

Jo, aspak! Nuk shqetësohem për ato që kanë për të thënë kritikët. Më lejohet të bëj gjithçka që dua. Është “Instagrami” im, jeta ime, vendimet e mia, nuk është puna e askujt tjetër, veçse e imja. Shfaqjet me bikini ose lingerie nuk konsiderohen e zhveshur. Është mjaft normale, të gjithë postojnë foto të këtij lloji.

Paragjykimet vijnë gjithmonë nga meshkujt që nuk mund të të kenë dhe femrat që janë xheloze për ty. Për fat të keq të gjithë kanë media sociale sot, përfshirë edhe mamatë e tyre dhe kushdo mund të shpreh opinionin e tij. Por opinionet janë të parëndësishme dhe nuk ekzistojnë për sa kohë nuk mund t’i vërtetosh. Ata vetëm kritikojnë, sepse nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë, por janë njerëz plehra dhe ziliqarë.


Beson se bëhen xhelozë për ty?

Xhelozia është një sëmundje dhe unë vetëm sa ndjehem e trishtuar për ata që “hanë veten të gjallë” dhe shqetësohen në lidhje me jetën e të tjerëve dhe shajnë në mediat sociale.

Mendoj se është humbje kohe. I urrej “bullies”, sepse ata mendojnë se mund të qëndrojnë larg çdo gjëje, por vetëm duhet të ndjehemi të pikëlluar për ta. Shpresoj që ata të marrin ndihmën e nevojshme, ndihmë profesionale.

Publikuar: 13.02.2016 | 18:47
Lexuar: 477 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime