E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për herë të parë, kërkuesit kanë parë valëzimin e hapësirës kohore që shakktohet nga një përplasje ndërmjet dy vrimave të zeza masive – diçka që ishte parashikuar më parë në Teoirinë e Ajnshtajnit për Relativitetin e Përgjithshëm më 1915.
Ajnshtajni kishte të drejtë: Shkencëtarët bëjnë “zbulimin e shekullit”
Shkencëtarët kanë pikasur valët gravitacionale për herë të parë falë një zbulimi historik që konsiderohet si “zbulimi më i madh shkncor i shekullit”.

Për herë të parë, kërkuesit kanë parë valëzimin e hapësirës kohore që shakktohet nga një përplasje ndërmjet dy vrimave të zeza masive – diçka që ishte parashikuar më parë në Teoirinë e Ajnshtajnit për Relativitetin e Përgjithshëm më 1915.

Këto valë gravitacionale, të krijuara miliarda vite dritë largë Tokës, ndihmojnë të konfirmohet që universi ynë është krijuar nga Big Bengu, dhe do të japin një shpjegim të paprecedentë për eventin që e krijoi universin.

‘Kemi zbuluar valët gravitacionale’ – tha për gazetarët David Reitze, drejtori ekzekutiv i projektit Ligo, gjatë një konference për shtyp në Washington DC, pasi disa javësh plot spekulime lidhur me këtë ngjarje.

Profesor Stephen Hawking tha se zbulimi shënon një moment historik në historinë e shkencës.

‘Valët gravitacionale garantojnë një pikëpamje krejt të re për universin’ tha ai për BBC.

‘Aftësia për t’i parë ato ka potencialin që ta revolucionarizojë astronominë. Ky zbulim është pikasja e parë e sistemit binar të një vrime të zezë dhe observimi i parë i bashkimit tëvrimave të zeza’.

Dallimi i valëve gravitacionale mund t’i lejojë shkencëtarët që të ndërtojnë diçka të gnjashme me një makinë kohe për të parë filelsat dhe pjesët më të errëta të universit.

Publikuar: 15.02.2016 | 11:56
Lexuar: 521 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime