E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pjesa prapa e celularit tani është më pak e lakuar, që e bënë më të rehatshëm celularin për ta mbajtur në dorë se sa modeli i vitit të kaluar.
Shikoni Samsung Galaxy S7, vrasësin e iPhone-it
Samsung ka ndryshuar pak dizajnin e S7, tani ai është më i rehatshëm për ta mbajtur, më i lehtë për ta kapur nga tavolina, dhe ka një skaner më të rrafshët të shenjave të gishtit dhe sigurisht kamerë më të mirë.

Modeli standard i S7 ka një ekran 5.1 inç quad HD Super AMOLED, kurse S7 Edge është pak më i madh, saktësisht 5.5 inç.

Pjesa prapa e celularit tani është më pak e lakuar, që e bënë më të rehatshëm celularin për ta mbajtur në dorë se sa modeli i vitit të kaluar.

Që të dy celularët kanë karta mikroSD dhe janë gjithashtu rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Linja e S7 është e fuqizuar me një procesor Qualcomm Snapdragon 820 dhe RAM-i i tyre tani është 4GB.

Kapaciteti i baterisë së celularëve tani është 3,000mAh për S7 dhe 3,600mAh për S7 Edge. Ndoshta ndryshimi më i dukshëm këtë vit në S7 është kamera 12MP.

Ja sa kushton Galaxy S7

Pas prezantimit të Samsung Galaxy S7, klientët mund të fillojnë porositjen e celularëve duke filluar nga 23 shkurti.

Kompania Samsung ka zbuluar edhe çmimet e këtyre dy celularëve, të cilët kushtojnë $670 dhe Galaxy S7 Edge, $780. Që të dy celularët vijnë me hapësirë interneti prej 32GB.

Publikuar: 22.02.2016 | 14:20
Lexuar: 1931 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime