E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë është i pranishëm në dy kalimet kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanoc për 24 orë, me 11 ekipe të lëvizshme, për t’u ofruar ndihmë migrantëve që tranzitojnë nëpër vendin tonë.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë siguron mbështetje për emigrantët dhe refugjatëtët












Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, në partneritet me Komisarin e Lartë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara (UNHCR) dhe Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është përfshirë në mënyrë aktive në mbështetjen e migrantëve që tranzitojnë nëpër vendin tonë.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë është i pranishëm në dy kalimet kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanoc për 24 orë, me 11 ekipe të lëvizshme, për t’u ofruar ndihmë migrantëve që tranzitojnë nëpër vendin tonë.

Numri i përgjithshëm i anëtarëve të ekipeve arrin 240, të cilët janë në përbërje të punonjësve, mjekëve dhe paramedikëve, anëtarëve dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq, të cilët janë trajnuar për punë në Shërbimin e Kryqit të Kuq për Gjurmimin e personave të zhdukur.

Kryqi Kuq i Republikës së Maqedonisë, gjatë periudhës nga 15-21 shkurt të vitit 2016 distribuoi: 4.332 shishe uji të pijshëm, 519 pako me artikuj ushqimor, 646 pako me mjete higjienike, 1.250 copa të shalleve, kapelave dhe dorezave, 1.320 mantila per shi, 863 xhaketa, 233 palë çizme, 3.650 kupa çaj, 2.176 batanie, 2.998 racione supë, 864 pako te vogla qumesht me cokollade, 1 269 veshmbathje te mbrendeshme kurse 2.170 personave u është dhënë ndihma e parë.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë siguron mbështetje për emigrantët dhe refugjatëtët
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë siguron mbështetje për emigrantët dhe refugjatëtët

Publikuar: 22.02.2016 | 14:32
Lexuar: 458 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime