E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën aktualisht është teknologjia 4G, 10 herë më e shpejtë se paraardhësja e saj, 3G. Megjithatë, puna për 5G ka nisur prej kohësh dhe njëra prej kompanive më aktive në këtë sektor është Huawei.
5G po vjen…ja çfarë duhet të dini









Që prej lindjes së lidhjes së parë të internetit, ky i fundit ka ardhur gjithnjë duke u bërë më i shpejtë. Kështu, vetëm në Shtetet e Bashkuara, shpejtësia e internetit është dyfishuar çdo vit që nga 2007 e këtej dhe këtu nuk bën përjashtim as ai i telefonit.

Ajo që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën aktualisht është teknologjia 4G, 10 herë më e shpejtë se paraardhësja e saj, 3G. Megjithatë, puna për 5G ka nisur prej kohësh dhe njëra prej kompanive më aktive në këtë sektor është Huawei.

Së fundmi, kjo kompani dhe TeliaSonera në Norvegji njoftuan partneritetin për të siguruar mbulim 4.5G në Oslo dhe rezultati është që sot, kryeqyteti norvegjez ka internetin më të shpejtë në botë.
Por sërish oreksi i dy kompanive për të zhvilluar më tej këtë teknologji nuk është shteruar. Ato po punojnë për teknologjinë 5G dhe nuk janë të vetmet në këtë treg.

Por çfarë kërkohet dhe çfarë ndryshon 5G? Ja pesë gjëra kryesore që duhet të dini për këtë:

1 - Do të çlironte atë që njihet si “interneti i sendeve” (IoT). Shumë pajisje teknologjike të përditshmërisë sonë kërkojnë internet, por lëvizshmëria e tyre është e kufizuar në zona ku ofrohet një shërbim i shpejtë. Nëse do të kemi një mbulim 5G, atëherë do të shembeshin këto kufizime.

“5G nuk do të ndalet vetëm në komunikimin mes njerëzve, por do të aktivizojë edhe lidhjen mes njerëzve dhe pajisjeve teknologjike në distancë, por edhe mes vetë pajisjeve”, deklaronte në 2014 drejtori ekzekutiv i Huawei, Eric Xu.

Shembulli më tipik për nevojën e kësaj teknologjie janë projektet për makinat pa shofer, që vetëdrejtohen.

2 – 5G kërkon një investim të konsiderueshëm. Ngritja e një rrjeti të tërë celular nuk bëhet falas dhe as përmirësimi i tij, që sërish kërkon shuma të mëdha parashë. Qeveria koreano-jugore ka përllogaritur se duhen rreth 1.5 miliardë dollarë për të mbuluar vendin me 5G.

3 – Përfitimet ekonomike nuk janë të pakta. Një studim i fundit mbi ekonomitë e Britanisë së Madhe, Hungarisë, Italisë dhe Suedisë del në përfundimin se rritja e kapacitetit për shkarkimet nga interneti dhe përmirësimi i shpejtësisë së internetit duke përdorur 5G, mund të rrisë me 2.7 miliardë euro deri në 2028 fuqinë e këtyre ekonomive…dhe kjo shifër është e përmbajtur.

4 - Do të jetë një nevojë, jo luks. Përdorimi i internetit po rritet me ritme marramendëse dhe nëse nuk kalohet në 5G brenda pak vitesh, atëherë rrjeti mund të futet në kolaps. Huawei përllogarit se 5G mund të përballojë deri në 1 milionë lidhje për metër/katrorë, që është rreth 100 herë më shumë nga sa mund të mbajë 4G për të njëjtin territor.

5 – Do të na çlirojë nga varësia Wi-Fi. Me 3G duhen afërsisht 70 minuta për të shkarkuar një material 8 GB, ndaj të gjithë u drejtohen lidhjeve Wi-Fi për këtë pikë. Por, nëse do të kishit në telefonin tuaj internet 5G, i njëjti material do të shkarkohej për vetëm 6 sekonda.

Publikuar: 23.02.2016 | 17:17
Lexuar: 1949 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime