E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fund të kumtesës së tyre, deputetët nga Parlamenti Evropian theksojnë se ata sinqerisht shpresojnë se të gjitha partitë politike do të bëjnë hapa që të krijohen kushte për zgjedhje të besueshme.
Han: Marrëveshja e Përzhinës është e gjallë, të përmbushen reformat për zgjedhje kredibile më 5 qershor







Eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, në profilin e vet në Tuiter dërgoi tre porosi lidhur me vendimin e mbrëmshëm të Kuvendit ta shtyejë shpërbërjen për 7 prill dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 5 qershor të këtij viti.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në të njejtën kohë, krahas Hanit, me kumtesë dolën edhe tre deputetët e Parlamentit evropian, Ivo Vajgëll, Riçard Houit dhe Eduard Kukan, të cilët dje qëndruan në Shkup, dhe njejtë si edhe Hani, kërkuan të përmbushen të gjitha reformat, prëfshirë edhe ato për mediat, në mënyrë që të ektë zgjedhje kredibile në Republikën e Maqedonisë.

"Kam vërejtje të mirë ndaj vendimit të mbrëmshëm të Kuvendit për t'i shtyer zgjedhjet për datën 5 qershor. Marrëveshja nga Përzhino është e gjallë. Të gjitha partitë duhet të mbeten tërësisht të përkushtuara, të ndihmojnë të organizohen zgjedhje kredibile dhe të bëjnë presion për reformat prioritare, përfshirë edhe ato për mediumet.

I falënderoj eurodeputetët Vajgëll, Houit dhe Kukan, si dhe ambasadorin amerikan Xhes Bejli dhe komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme", shkroi Han. Zëdhënësja e tij, Maja Kocijançiç më pas konfirmoi se ky është edhe qëndrimi zyrtar i Komisionit evropian.

Eurodeputetët liferuan kumtesë përmes Komitetit për punë të jashtme (AFET) në Parlamentin evropian, në të cilën theksojnë se "e kanë marrë parasysh vendimin e shumicës në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë në mënyrë që të sigurohet se marrëveshja e përzhinos vazhdon dhe me votimin të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor të vitit 2016.

"Përderisa ne ndjejmë keqardhje për mundësinë e lëshuar që të arrihet konsensus ndërmjet të gjitha partive, shpresojmë se problemet që i kemi si ndërmjetës diskutohet sot me të gjitha partitë do të ndihmojnë që të identifikohen çështjet kritike që mund të sigurojnë bazë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mënyrë që të mundësohet që zgjedhjet e reja të jenë kredibile", thuhet në kumtesën e tre eurodeputetëve Vajgëll, Houit dhe Kukan.

Tre eurodeputetët, gjithashtu në kumtesë i përkujtojnë të gjitha partitë dhe të gjithë njerëzit në vend se zbatimi i plotë i marrëveshjes politike dhe kryerja e prioriteteve për reformë urgjente janë të një rëndësie thelbësore për mbajtjen e rekomandimit pozitiv, në mënyrë që të hapet fillimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

"Nuk ekziston rrugë e shkurtër dhe nuk ka alternativë për marrëveshjen e përzhinos dhe u bëjmë thirrje partive politike që të arrijnë konsensus për këto reforma, si mënyrë e vetme për sigurimin e rugës së vendit drejt integrimit euro-atlantik dhe perspektivës evropiane. Si ndërmjetës të parlamentit evropian në këtë proves, u bëjmë thirrje liderëve partiak të vazhdojnë me përkushtimin e tyre ndaj reformave dhe shpresojmëp se prania jonë sot e tregoi përkushtimin tonë të thellë ndaj tyre", ndaj popullit të vendit dhe të ardhmes së tij evropiane", porositin Vajgëll, Houit dhe Kukan.

Në fund të kumtesës së tyre, deputetët nga Parlamenti Evropian theksojnë se ata sinqerisht shpresojnë se të gjitha partitë politike do të bëjnë hapa që të krijohen kushte për zgjedhje të besueshme.

"Përsërisim se Parlamenti Evropian do të jetë i pranishëm gjatë periudhës zgjedhore për mbështetje të këtij qëllimi dhe të sigurojë zhvillim demokratik në interes, para së gjithash,l të popullit të Maqedonisë", ceket në kumtesën e treshes së eurodeputetëve.

Publikuar: 24.02.2016 | 13:46
Lexuar: 409 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime