E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në spondën tjetër trajneri Simeone nuk do të ketë mbrojtësin Savic, ndërsa ende nuk ka siguri për gjendjen e Carrascos, megjithatë ka një lajm të mirë që është rikthimi i Parteyt.
Real Madrid - Atletico Madrid, derbi i kryeqytetit
Derbi Real Madrid-Atletico është supersfida kryesore e kësaj fundjavë në La Liga.

Trajneri Zinedine Zidane do të përjetoj për herë të parë si trajner tensionin dhe adrenalinën e një takimi të tillë. “Los Blancos” pas barazimit në Malaga rigjetën fitoren në Ligën e Kampionëve ndaj Romës dhe të njëjtën gjë do të kërkojnë të bëjnë edhe të shtunën në “Bernabeu”.

Gareth Bale vijon të jetë i padisponueshëm, teksa në dyshim është Pepe. Tekniku francez do të rreshtojë në mesfushë Iscon, Toni Kross dhe Modric, kurse ana ofensive do të kompletohet nga James, Benzema dhe Cristiano Ronaldo.

Në spondën tjetër trajneri Simeone nuk do të ketë mbrojtësin Savic, ndërsa ende nuk ka siguri për gjendjen e Carrascos, megjithatë ka një lajm të mirë që është rikthimi i Parteyt.

Koke, Gabi Fernandez dhe Niguez me shumë mundësi do të kenë celsat e mesfushës, ndërkohë që në sulm do të vendose Fernando Torres dhe Griezzman.

Kjo superpërballje nuk ka vetëm vlerën e një sfide derbi me emocionet që e shoqërojnë, por është esenciale edhe në ambiciet për titull të dy klubeve nga Madridi, disfata do të përkthehej në zvanitjen përfundimtare të këtij objektivi.

Barcelona pasi pothuajse siguroi kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve duke mposhtur Arsenalin në transfertë me rezultatin 2-0 do të presë në “Camp Nou” Sevillën.

Trajneri Luis Enrique me përjashtim të Rafinhës që mungon tashmë prej kohësh e ka të plotë skuadrën. Mesfusha do t’i besohet si gjithnjë treshes Rakitic, Busquets, Iniesta, megjithëse ekziston mundësia e një turn overi për numrin 8, me Turan të gatshëm për të marrë një post në këtë repart.

Ndërsa pjesa ofensive do të jetë e pasuruar me tre yjet e katalanasve, Suarez, Neymar, Lionel Messi. Përsa i përket andaluzianëve, trajneri Emery pritet t’ia besojë sulmin Iborrës, Banegës dhe Kron-Dehlit që do të lëvizin pas krahëve të Kevin Gameiros.

Në ndeshjet e tjera spikat dueli mes Valencias dhe Celta Vigos, një takim që do të luhet të dielën në “Mestalla”.

Publikuar: 27.02.2016 | 16:33
Lexuar: 323 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime