E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Driton Jakaj premton se do të jëtë aktiv në prezantimin e këngëve dhe videoklipeve atraktive.
Driton Jakaj këngëtari që këndon 100 përqind live







Driton Jakaj nuk këndon prej sot. Ai, muzikën e ka në gjak dhe e ka nisur qysh në rininë e hershme. Driton Jakaj, dikur këndonte këngë folklorike, për çka edhe u bë i njohur në periudhen e paraluftës në Kosovë.

Jakaj ka ndryshuar ndër vite. Këngëtari sot ka një mori këngësh, që dëgjohen e pëlqehen. Jakaj nuk kufizohet ne zhanre, dikur ka kënduar muzikë folklorike, më pas popullore e tani i këndon të gjitha. Ai shquhet për këndimin live, kjo e ka bërë edhe shumë të angazhuar aty ku mëzika këndohet gjallë, me shpirtë, në mbrëmje, dasma e ahengje.

Jakaj së shpejti vjen me dy këngë të reja, njëra prej të cilave do të vizualizohet me videoklip.

Njëra këngë është punuar nga Dj Cimi, ndërkaq tjetra nga kompozitori Kujtim Shala. Tekstet janë shkruar nga tekstshkruesi Arton Ramadani.

Driton Jakaj premton se do të jëtë aktiv në prezantimin e këngëve dhe videoklipeve atraktive.

Publikuar: 09.03.2016 | 17:51
Lexuar: 484 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime