E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kur njerëzit nuk janë të pavarur dhe e gjithë dita e tyre vërtitet rreth punës mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre”,- thotë për “CNN” Leslie McDonald, bashkëautore e studimit.
Ja gjashtë profesionet që i bëjnë keq zemrës…
Puna zë pjesën më të madhe të ditës së një njeriu dhe shpesh duhet të rregullojmë orare dhe zakone ushqimore në bazë të saj. Por jo gjithmonë dietat e imponuara janë më të shëndetshmet, pasi mund të japin dhe shqetësime fizike.

Një studim i shkencëtarëve të American Heart Association thotë se disa profesione imponojnë zakone më pak të shëndetshme në krahasim me të tjera, me pasoja në mirqënien e zemrës dhe vetë peshës së trupit.

Për të arritur në këtë përfundim studiuesit kanë ekzaminuar 5566 persona mbi 45 vjeç, që nuk kishin precedent të sëmundjeve kardiake dhe iktus.

“Kur njerëzit nuk janë të pavarur dhe e gjithë dita e tyre vërtitet rreth punës mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre”,- thotë për “CNN” Leslie McDonald, bashkëautore e studimit.

Punët që shkaktojnë mungesë të gjumit dhe stres mund të çoj në kequshqyerje, pije dhe duhan më shumë. Në këtë rast është mirë të ndihmoni veten me gjeste të vogla, si për shembull, të gatuani drekën që në darkë,në vend të që të ndaleni në ndonjë fast food.

Të përdorësh pushimin për një shëtitje. Zgjidhjet nuk janë shumë të komplikuara dhe do ishte mirë të zbatoheshin nga personat që bëjnë këto gjashtë profesione:

Shoferët e kamionëve

Personat e angazhuar në transportin e materialeve pijnë duhan më shuëm se çdo person që ushtron një tjetër profesion. Gati një e katërta e tyre konsumojnë cigare rregullisht dhe kjo sjell probleme të zemrës dhe mushkrive.

Industria e shërbimit

Njerëzit që punojnë në restorante, që nga kuzhinierët, kamarierët, luftojnë përditë me ushqimin. Pjatat që gatuajnë apo servirin janë një tentativë e vazhdueshme dhe shpesh kanë tendencën të kenë ushqim jo të rregullt.

Policët dhe zjarrfikësit

Personat që merren me sigurinë e të tjerëve, që nga zjarrfikësit e policët, duhet të mendojnë për zemrën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë në formë, dhe vuajnë nga zemra dhe tensioni i lartë.

Menaxher financash

Avokatët dhe mjekët duket se kanë zakonet më të mira të ushqimit. Ndryshe nga një menaxher financash, që ndjekin jnë dietë të keqe dhe herë pas here të frekuentojnë palestrën.

Agjent shitës

Më shumë se gjysma e agjentëve të shitjeve kanë zakone të këqija ushqimi, dhe në studim 69% e tyre rezultonte me kolesterol të lartë.

Administrator

Pjesa më e madhe e administratorëve nuk i dedikohet aktivitetit fizik. Studimi thotë se të ngresh këmbët mbi tavolinë për vetëm 5 minuta çdo orë, mund tju ndihmojë me qarkullimin e gjakut.

Publikuar: 10.03.2016 | 19:15
Lexuar: 544 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime