E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në sportet luftarake ndodh gjithëçka dhe si sportiste luftarake pajtohesh me humbje dhe fitore. Në këtë turne të fuqishëm siç është Kupa Evropiane nuk shkova që të jem e art, por të jem në mesin e më të mirave në kontinentin e vejtër.
BLERINA SEFERI:
XHUDO: BLERINA SEFERI E DYTA NË KUPËN EVROPIANE PËR KADET




Xhudistja shqiptare nga Shipkovica , Blerina Seferi, e cila jeton dhe vepron në Hamburg të Gjermanisë në Kupën Evropiane për kadet që u mbajtë në kryeqitetin e Kroacsë Zagreb ka shënuar sukses shumë të madhë duke e fituar vendin e dytë në një konkurencë të jashtyëzakonshme. Nga pesë lufta sa ishin në program, Blerina Seferi ka shënuar katër fitore ndërsa në finale ka pësuar disfatë nga garuesja Gefen Primo nga Izaeli.

“Në sportet luftarake ndodh gjithëçka dhe si sportiste luftarake pajtohesh me humbje dhe fitore. Në këtë turne të fuqishëm siç është Kupa Evropiane nuk shkova që të jem e art, por të jem në mesin e më të mirave në kontinentin e vejtër. Por fati deshti që pas pas katër luftërave të fuqishme në finale të ndeshem me një xhudiste të fortë fizikisht por një Blerin që gaboj dhe ky gabimi me kushtoi që të mos e fitojë medaljen e Art” ka thënë Belrina Seferi pas përfundimit të garave.

Për të arritur në finale Belrina mposhti xhudisten rumune Andrea Bronotis, kroaten Bruna Biliç, serben Marioja Ivkoviq dhe polaken Natalija Kropska. Ky sukses i Shqiponjës nga Shipkovica dëshmon se ajo me punë që është duke e bërë mund të pres edhe rezultate shumë më të mira në garat e radhës në xhudon ndërkombëtare. Garën e radhës Blerina e ka me datën 19 mars në BAD BLANKENBURG në një turnir zgjedhor të Gjermanisë.
Blerina  me  medalje

Publikuar: 13.03.2016 | 17:34
Lexuar: 460 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime