E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Policia rrugore më 25 mars, e premte, bëri ekspertizë në 11 aksidente, prej të cilave dy janë me pasojë dëm material dhe gjashtë janë me lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë nëntë persona.
Katër viktima dhe 31 të lënduar në 31 aksidente në Shkup









Gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 31 aksidente në komunikacion, ku janë lënduar 31 persona, ndërsa katër veta kanë humbur jetën.

Policia rrugore më 25 mars, e premte, bëri ekspertizë në 11 aksidente, prej të cilave dy janë me pasojë dëm material dhe gjashtë janë me lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë nëntë persona.

Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasoja lëndime të rënda trupore, ku lëndime të rënda trupore kan pësuar tre persona, respektivisht një këmbësor, një drejtues automjeti dhe një udhëtar i autobusit.

Ka ndodhur edhe një aksident hekurrudhor në orën 7 e 20 minuta në binarët hekurudhorë Shkup-Kërçovë, në hyrje të fshatit Bardovsi, më saktësisht në urën e lumit Lepenec, ku ka marrë pjesë një automjet për udhëtarë dhe një këmbësor. Nga aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëti nga lëndimet ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Siç njoftoi për MIA, Dragan M. Veljanoski nga SPB - Shkup më 26 mars, e shtunë, është bërë ekspertizë në gjithsej 11 aksidente. Prej tyre, pesë janë me pasojë dëm material, katër janë me pasojë lëndim trupor, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 12 persona.

Ka ndodhur edhe një aksident me viktima në orën 17 në rrugën "Hristo Tatarçev" para SHF "Krume Kepeski" ku kanë marë pjesë një automjet me udhëtarë "Reno" dhe një autobus, që të dy me targa të Shkupit, të drejtuar nga qytetarë të Shkupit. Nga aksidenti shoferi dhe bashkëudhëtari i automjetit u janë nënshtruar plagëve në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar pesë udhëtarë të autobusit.

Ka ndodhur edhe një aksident hekurudhor në orën 15 e 15 minuta në vendikalimin fshati Draçevo, ku rruga "Serdarot" bashkohet me rrugën "Ivan Haxhinikolov" ku kanë marrë pjesë një automjet "Fiat Panda" me targa të Shkupit, i drejtuar nga qytetar i Shkupit dhe garnitura elektrono motorrike e Hekurudhave të Maqedonisë. Pas aksidentit shoferi i automjetit me një automjet tjetër është dërguar në poliklinikën në Draçevë ku i është nënshtruar plagëve.

Më 27 mars, e diel, policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente, prej të cilëve shtatë janë me pasoja dëme materiale, një me lëndime trupore, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar një person.

Ka ndodhur edhe një fatkeqësi me pasoja lëndime të rënda trupore ku lëndime të rënda ka pësuar një këmbësor.

Gjatë tri ditëve të kaluara nga ana e policisë rrugore, janë zbuluar një numër i madh shkeljesh. Janë sanksionuar 62 drejtues të cilët me automjetin kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 36 drejtues e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni, 7 shoferë kanë kaluar në semafor të kuq, dhe 26 shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefonat celularë gjatë drejtimit të automjetit.

Me ndihmën e automjetit special, janë mënjanuar 99 automjete të cilat në masë më të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Publikuar: 28.03.2016 | 12:15
Lexuar: 449 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime