E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Miami Open, 28-vjecari nga Beogradi regjistroi fitoren e 17-të radhazi në këtë turne dhe të 4-tën në përballjet direkte ndaj belgut David Goffin, që duhet pranuar se luajti pa frikë ndaj numrit 1 të Botës.
Miami Open, Djokovic-Nishikori finalja e madhe

Si në cdo sport edhe në tenis rekordet janë bërë për tu thyer dhe historia është bërë për tu shkruar. Për të gjitha këto mendon Novak Djokovic i cili vazhdon të shkëlqejë me raketën në duar duke qenë shumë pranë disa rekordeve të rëndësishme. Në Miami Open, numri 1 i Botës mundi pa vështirësi në gjysmëfinale belgun David Goffin duke siguruar biletën për në finalen e madhe ku do të ketë përballë japonezin Kei Nishikori. Titulli i 6-të në Mastersin e Miamit është shumë pranë për serbin i cili nëse triumfon ndaj Nishikorit do të barazojë kështu rekordin e amerikanit Andre Agassi që mbi cimenton e Floridas ka fituar 6 trofe. Por jo vetëm kaq pasi Djokovic nëse fiton Miami Open do të bëhet tenisti që ka fituar më shumë turne Masters në karrierë plot 28 duke lënë pas me 27 të tillë spanjollin Rafael Nadal, ndërkohë që Nole është në lojë edhe për tu shndërruar në lojtarin e parë që arrin suksesin e dyfishtë për 3 vite radhazi në Indian Wells dhe Miami.

Të dhëna këto që tregojnë qartë se ndodhemi në epokën e Novak Djokovic, tenistit që nuk njeh limite. Në Miami Open, 28-vjecari nga Beogradi regjistroi fitoren e 17-të radhazi në këtë turne dhe të 4-tën në përballjet direkte ndaj belgut David Goffin, që duhet pranuar se luajti pa frikë ndaj numrit 1 të Botës. Në setin e parë Goffin rezistoi shumë mirë, duke u mundur vetëm në tibreak me shifrat 7-5 nga Djokovic. Seti i dytë ishte më pozitiv për serbin që në game-n e 7-të i vodhi turin e shërbimit, numrit 15 të Botës duke triumfuar me shifrat 6-4. Djokovic mbylli përfundimisht llogaritë me David Goffin, në dicka më shumë se dy orë lojë me rezultatin e përgjithshëm 7-6 6-4. U kualfikua në finalen e Miami Open edhe Kei Nishikori. Tenisti nipon triumfoi pa derdhur shumë djersë në gjysmëfinalen tjetër përballë qipriotit të natyralizuar australian, Nick Kyrgios 2-0 me sete me shifrat 6-3 7-5.

Publikuar: 03.04.2016 | 17:28
Lexuar: 386 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime