E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rreth 11.5 milionë dokumente nga një zyrë juridike nga Panamaja “Mossack Fonseca” tregojnë se si kjo kompani ndihmon klientët e vet që t’i shmangen taksave dhe të pastrojnë para’.
Zbulohet skema e mashtrimit për fshehjen e pasurisë, i përfshirë edhe Putin






Një grup gazetarësh ndërkombëtarë publikuan të dielën një raport në lidhje me aktivitetet financiare të disa prej ish-liderëve dhe liderëve aktuale botërorë, përfshirë edhe Presidentin rus, Vladimir Putin, se ka qarkulluar më shumë se 2 miliardë dollarë.

Rreth 11.5 milionë dokumente nga një zyrë juridike nga Panamaja “Mossack Fonseca” tregojnë se si kjo kompani ndihmon klientët e vet që t’i shmangen taksave dhe të pastrojnë para’.

Investigimi i "International Consortium of Investigative Journalists" (ICIJ) përmend 143 politikanë nga e gjithë bota, mes tyre 12 liderë shtetërorë, të cilët pretendohet se kanë përdorur kompani “offshore” për të fshehur pasurinë e tyre.

Kompani “offshore” do të thotë kur një kompani realizon veprimtarinë e vet në një vend tjetër, jo të origjinës, për të përfituar nga sistemi i taksimit.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko; kryeministri i Islandes, Sigmundur Davio; kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif; Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, dhe Alaa Mubarak, i biri i ish-Presidentit të Egjiptit, besohet se janë disa prej atyre që kanë përdorur të njëjtën skemë për të fshehur pasurinë.

Edhe pse Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk përmendet në asnjë dokument, ICIJ raporton se disa prej bashkëpunëtorëve të tij, si Sergei Roldugin, në mënyrë sekrete shpërndan një vlerë prej 1,7 miliardë dollarësh në banka dhe kompani fantazmë.

Dokumentet po ashtu tregojnë se të paktën tetë zyrtarë ose ish-zyrtarë të lartë të Kinës, përfshirë edhe kunatin e Presidentit Xi Jinping, të kenë përdorur këtë skemë.

Mbi të paktën 23 klientë të “Mossack Fonseca” rëndojnë akuza se kanë mbështetur regjimet diktatoriale në Korenë e Veriut, Zimbabve, Iran, Siri dhe Rusi.

Kjo firmë juridike është themeluar në vitin 1977 nga Jurgen Mossack dhe Ramon Fonseca. Ajo operon në vende të njohura me sistem të ulët taksimi përfshirë Zvicrën e Qipron.

Publikuar: 04.04.2016 | 15:21
Lexuar: 472 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime