E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Diplomatët e parë të SHBA-së dhe Rusisë, shprehën brengosje serioze nga eskalimi në Nagorno Karabahun dhe dërguan sërish thirrje të paanulueshme për ndërprerjen e veprimeve luftarake.
Lavrov dhe Keri nxisin Armeninë dhe Azerbajxhanin që t







Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov dhe sekretari shtetëror i SHBA-së Xhon Keri në bisedën telefonike bënë thirrje që Azerbajxhanit dhe Armenisë që t'i ndërprejnë veprimet ushtarake, lajmëron TASS.

Diplomatët e parë të SHBA-së dhe Rusisë, shprehën brengosje serioze nga eskalimi në Nagorno Karabahun dhe dërguan sërish thirrje të paanulueshme për ndërprerjen e veprimeve luftarake.

"Të dy u dakorduan që Rusia, SHBA-ja dhe Franca t'i aktivizojnë orvatjet si bashkë kryesues i Grupit të Minskut në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për të ndihmuar në rregullimin e konfliktit në Nagorno Karabahun, kumtoi MPJ-ja ruse.

Lavrov dhe Keri i dënuan tentimet e "lojtarëve të jashtëm" të nxisin konfrontimin rreth Nagorno Karabahut, theksoi Ministria.

MPJ-ja ruse theksoi gjithashtu se Lavrov dhe Keri e kanë shqyrtuar edhe situatën në Siri.

Në përleshjet në Nagorno Karabah kanë humbur jetën 16 azerbejxhanas

Ministria e Mbrojtjes së Azerbejxhanit sot kumtoi se në përleshjet me forcat separatiste në Nagorno Karabah në dy ditët e fundit kanë humbur jetën 16 anëtarë të armatës së Azerbejxhanit.

Televizioni armen mbrëmë publikoi se në përleshjet në tre ditët e fundit janë vrarë 20 pjesëtarë të ushtrisë në Nagorno Karabah, ndërsa 72 janë lënduar.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Gjermanisë, Sergej Lavrov dhe Frank-Ualter Shtajnmajer, mbrëmë biseduan për eskalimin e situatës në Nagorno Karabah dhe u bënë thirrje të dy palëve për përmbajtshmëri.

Të dy ministrat u pajtuan se opsioni ushtarak nuk është zgjidhur për problemin, duke kërkuar ndërprerje urgjente të zjarrit dhe kthim të negociatave me ndërmjetësim të grupit të Minskut të OSBE-së.

Paraprakisht shefi i diplomacisë ruse ka biseduar për situatën në Nagorno Karabah dhe me sekretarin shtetëror amerikan, Xhon Keri.

Autoritetet franceze kumtuan se sot në Vjenë do të mbahet mbledhje e grupit "Minsk" në lidhje me ngjarjet më të reja në Nagorno Karabah.

Publikuar: 05.04.2016 | 10:51
Lexuar: 417 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime