E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një zyrtar tjetër i BE-së tha se personi ishte Najim Laachraoui, një belg 25-vjeçar që prokurorët thanë se vrau veten dhe 32 njerëz në sulmin e aeroportit të Brukselit.
Një nga sulmuesit e Brukselit kishte punuar në PE
Njëri nga kamikazët e Shtetit Islamik, të cilët vranë 32 njerëz në Bruksel , kishte punuar si pastruese për një periudhë të shkurtër në Parlamentin Evropian gjashtë vjet më parë, ka thënë për Reuters zëdhënësi i PE-së.

Në vitin 2009 dhe 2010, "një nga autorët e sulmeve terroriste të Brukselit ka punuar për një periudhë prej një muaji për një kompani pastrimi e cila ishte kontraktuar nga Parlamenti Evropian në atë kohë", tha zëdhënësi Jaume Duch Guillot, duke mos përmendur emrin e personit në fjalë, transmeton KosovaPress.

Një zyrtar tjetër i BE-së tha se personi ishte Najim Laachraoui, një belg 25-vjeçar që prokurorët thanë se vrau veten dhe 32 njerëz në sulmin e aeroportit të Brukselit.

Në kohën kur ai punonte në parlament, nuk kishte asnjë dosje penale, ka thënë zëdhënësi i parlamentit.

Publikuar: 06.04.2016 | 23:51
Lexuar: 358 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime