E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjithçka nisi më 25 Janar 2014, kur i ndikuar edhe nga e bija, Barbara, Silvio Berlusconi shkarkoi Allegrin pas humbjes 4-3 në fushën e Sassuolo-s.
Milan, katër trajnerë të larguar në dy vjet

Me ndryshimin e trajnerit, Milani i Silvio Berlusconi-t po ndjek një kurs të ri, diçka që nuk ishte regjistruar për afro tre dekada. Nga Allegri, për të vazhduar me Seedorf dhe Inzaghi-n, e së fundmi Mihajlovic.

Nga Janari i vitit 2014, kuqezinjtë kanë shkarkuar nga detyra plot katër trajnerë. Një ndryshim tendence me kuptimin e plot të fjalës. Kjo edhe duke u nisur nga fakti që deri në largimin e Allegrit, presidenti Berlusconi kishte shkarkuar vetëm katër trajnerë në 28 vjet në krye të klubit.

Ata ishin Liedholm, Tabarez, Zaçheroni dhe Terim. Për momentin, trajnerët nën kontratë me Djallin janë po katër: Seedorf, Inzaghi, Mihajlovic dhe i fundit është Broçhi, i cili bëhet edhe trajneri i tretë debutues te kuqezinjtë.

Gjithçka nisi më 25 Janar 2014, kur i ndikuar edhe nga e bija, Barbara, Silvio Berlusconi shkarkoi Allegrin pas humbjes 4-3 në fushën e Sassuolo-s. Prej aty erdhi zgjedhja e Seedorf, që edhe pse e mbylli sezonin me mjaft pikë të fituara, kishte debate me disa lojtarë dhe klubin.

Kjo bëri që zgjedhja për të ndryshuar sërish drejtuesin e stolit të ishte natyrale, duke emëruar një tjetër debutues, si Pippo Inzaghi. Pas një kampionati me ulje dhe ngritje, te Milani ndryshuan sërish, duke ia besuar stolin Mihajlovic. Tani të gjithë e mësuan çfarë ndodhi, me aventurën e serbit që zgjati vetëm 9 muaj.

Publikuar: 12.04.2016 | 16:35
Lexuar: 399 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime