E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kartoni i kuq i Torres ndryshoi rrjedhën e ndeshjes së parë ku Suarez shënoi dy herë, por ekipi i Atleticos është i gatshëm për të luftuar deri në pikën e fundit të djersës.
E mërkura e Championsit kompleton gjysmëfinalet

Champions League hyn në fazën më të nxehtë me dy takimet e fundit çerekfinale nga ku do të mësohen edhe dy skuadrat e fundit që do të futen në vallen e 4 më të mirave të kontinentit.

Në Spanjë, derbi mes Atleticos se Madridit dhe Barcelonës, ende i nxehtë nga polemikat e 90 minutëshit të parë, do të startojë me raundin e dytë ku katalanasit do të zbresin në “Vicente Calderon” lehtësisht të favorizuar nga ajo fitore 2-1 në “Camp Nou”.

Kartoni i kuq i Torres ndryshoi rrjedhën e ndeshjes së parë ku Suarez shënoi dy herë, por ekipi i Atleticos është i gatshëm për të luftuar deri në pikën e fundit të djersës.

Fakti që Barcelona nuk po arrin të gjejë rrugën e fitores në kampionat që prej 3 ndeshjesh është një e dhënë që i jep më shumë moral ekipit madrilen ku frenat e sulmit pritet t’i marrë francezi Antoine Griezmann, ndërsa dirigjenti i mesfushës do të jetë kapiteni Koke.

Në krahun tjetër, katalanasit nuk kanë mungesa të rëndësishme dhe hera e fundit që nuk kanë shënuar në një ndeshje të Champions League ka qenë pikërisht në vitin 2014 në stadiumin “Vicente Calderon”.

Në sfidën tjetër, Benfica sfidon Bayernin e Mynihut. Ishin të shumtë tifozët bavarezë që fërkuan duart pas hedhjes së shortit, por sigurisht që nuk menduan në mënyrë të njëjtë pas 90 minutëshit të parë ku “shqiponjat” vunë në vështirësi të dukshme kampionët e Gjermanisë.

Fitorja 1-0 mbetet një rezultat delikat për të besuarit e Pep Guardiolës, të cilët nuk kanë luksin për të shfrenuar farntazinë në kërkim të një rezultati tenistik.

“Da Luz” do të kërkojë të ndriçojë Benficën si në kohët e arta të Eusebios dhe kjo përballje ndoshta është rasti i duhur për të tentuar jmrekullinë.

Paraqitja e portrugezëve në ndeshjen e parë i shtangu të gjithë në Gjermani, çka tregon se në të tilla nivele diferencat mes skuadrave janë edhe më të vogla, prandaj Bayerni i Mynihut duhet të djersisë shumë për të siguruar fazën gjysmëfinale.

Publikuar: 13.04.2016 | 12:15
Lexuar: 419 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime