E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Temë e bisedës ishte procesi i organizimi të zgjedhjeve të lira dhe demokratike si dhe kriza politike në vend.
Thaçi realizoi takim me ambasadorin Jan Petersen


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot realizoi takim me shefin e misionit mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, ambasadorin Jan Petersen.

Temë e bisedës ishte procesi i organizimi të zgjedhjeve të lira dhe demokratike si dhe kriza politike në vend.

Në takim duke folur për marrëveshjen e 2 qershorit/15 korrikut dhe zbatimin e saj, Thaçi shprehu shqetësimet për moszbatimin e detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja me ç’rast theksoi se prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo qoftë që të mbahen ato.

"Frikësimet, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim kryesor për PDSH-në, sikurse edhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve. PDSH-ja në asnjë mënyrë nuk mund të toleroje frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike" theksoi Thaçi.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tej.

Publikuar: 15.04.2016 | 14:48
Lexuar: 378 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime