E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe përkundër rasteve të vazhdueshme të Barcelonës në pjesën e parë, mysafirët shënuan të parët përmes mbrojtësit të majtë, Guilherme Sikueira.
Valencia befason Barcelonën, е mposht në Kamp Nou me rezultatin 2:1
Gara për titullin në La Liga edhe zyrtarisht është hapur pas humbjes së Barcelonës. Valencia e Shkodran Mustafit ia ka thelluar krizën katalunasve, duke i mposhtur në Kamp Nou me rezultat 2:1.

Vendasit dominuan në tërësi ndeshjen, por nuk arritën të gjenin rrugën drejt portës më shumë se një herë.

Edhe përkundër rasteve të vazhdueshme të Barcelonës në pjesën e parë, mysafirët shënuan të parët përmes mbrojtësit të majtë, Guilherme Sikueira.

Para se ekipet të shkonin në pushim, Santi Mina sërish e heshti Kamp Nou, duke shënuar rezultatin 2:0.

E tëra që arriti të bëjë Barcelona, ishte goli i nderit nga Leo Messi, që për argjentinasin ishte i 500-ti në karrierë.

Pas kësaj humbjeje, Barcelona dhe Atletico Madridi kanë nga 76 pikë, që ndiqen nga Reali me 75.

Publikuar: 18.04.2016 | 10:11
Lexuar: 337 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime