E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadorët kanë parashtruar qëndrimet dhe brengat e vendeve të cilat i përfaqësojnë, si në lidhje me vendimin ashtu edhe për krizën politike”, njoftojnë nga kabineti i presidentit.
Orav: Vendimi për falje, rrezikon ardhmërinë euro-atlantike të vendit









Vendimi për falje zhvlerëson përgjegjësinë dhe sundimin e së drejtës si dhe rrezikon integrimin euroatlantik të vendit.

Kjo ishte porosia e prerë e ambasadorit të BE-së në Maqedoni Aivo Orav, pas takimit me presidentin Gjoge Ivanov.

Burime diplomatike njoftojnë se temë kyçe ka qenë pasojat që mund ti ketë vendimi i presidentit për falje dhe rishqyrtimi i mundësisë për tërheqje të njëjtit pasi si i tillë rrezikon tërë marrëveshjen politike dhe thellon krizën politike.

Nga kabineti i Ivanovit, njoftuan vetëm se presidenti ka shpalosur para ambasadorëve motivet e vendimit për falje.

“Presidenti Ivanov ka njoftuar ambasadorët për motivin dhe qëllimet që do ti arrijë me vendimin për falje-lirim nga përndjekja pa iniciuar procedurë si dhe me kontekstin dhe të gjitha aspektet për të cilat është sjellë vendimi.

Ambasadorët kanë parashtruar qëndrimet dhe brengat e vendeve të cilat i përfaqësojnë, si në lidhje me vendimin ashtu edhe për krizën politike”, njoftojnë nga kabineti i presidentit.

Takimi me ambasadorët thuhet të ketë qenë parapërgatitje për takimin e së premtes në Vjenë ku janë ftuar liderët e katër partive politike.

Derisa nga Komisioni Evropian thonë se ende nuk janë caktuar të gjitha detajet për takimin e Vjenës, ata thonë se qëllimi i takimit mbetet gjetja e mënyrës për zgjidhjen e krizës politike.

“Duam të sigurohemi se liderët politik do të vazhdojnë me zbatim të marrëveshjes së Përzhinës si dhe Reformave Urgjente Prioritare. Gjithashtu të tregohet vullnet që vendi të vihet prapë në trajektoren euroatlantike”, theksuan nga Komisioni Evropian.

Publikuar: 20.04.2016 | 16:10
Lexuar: 366 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime