E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai theksoi se Maqedonia ka treguar se mund të realizojë rezultate edhe në kushte kur në vendet e tjera është zvogëluar shkalla e rritjes.
Stavreski: Nuk do të kishte krizë politike, rritja ekonomike do të ishte deri më 5 për qind


Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski konsideron se përderisa nuk do të ishte kriza politike, ekonomia e Maqedonisë do të rritej midis 4 deri në 5 për qind.

"Kriza Politike duhet të ketë fund, sepse në të kundërtën edhe ekonomia më e fuqishme në botë nuk do të mund të duronte krizë afatgjate. Dëmi i vërtetë është që politikat mirë të krijuara nuk mund të rezultojnë me rritjen ekonomike të cilën Maqedonia ka potencial për ta realizuar. Ekonomia e Maqedonisë për momentin ka potencial të rritet me shkallë prej 4 deri në 5 për qind", thotë ministri Stavreski për TV Nova.

Ai theksoi se Maqedonia ka treguar se mund të realizojë rezultate edhe në kushte kur në vendet e tjera është zvogëluar shkalla e rritjes.

"Kur në vendet e tjera është rritur papunësia, në Republikën e Maqedonisë ajo është zvogëluar. Eksporti është rritur dhe ende po rritet dhe është mirë që kompanitë e huaja e kuptojnë këtë situatë", thotë ministri Stavreski.

Ai shton se nëse në vazhdimësi zbatohen politikat ekonomike, atëherë e gjithë kjo do të ndihmojë që të zvogëlohet papunësia në rreth 22 për qind, siç ishte planifikuar.

"Ne kemi fuqi për këtë, kemi edhe projekte të cilat kanë ndihmuar në këtë drejtim, siç ishte edhe Maqedonia punëson", theksoi ministri Stavreski duke shtuar se ky trend i mirë nuk guxon të ndërpritet dhe nuk guxon të lejojë ambient politik për ta prishur deri në atë masë Maqedoninë për ta humbur imazhin e vendit me biznes-ambient të mirë.

Si gjithçka në jetë, thotë Stavreski, nëse njëherë humb ky imazh, vështirë që pastaj mund të kthehet, ashtu edhe nëse dëshpërohen investitorët e huaj nga ambienti politik, vështirë do të mund pastaj të kthehen në vend.

Sipas ministrit të Financave, kompanitë vendore gjatë periudhës së fundit treguan se mund të përshtaten në situatat e fshehta të cilat ndodhin në planin politik, jo vetëm në vend, por edhe në rajon, por se firmat e vogla janë ato të cilat më së shumti vuajnë, sepse më vështirë arrijnë deri te mjetet financiare, madje edhe në kushte normale.

"Prandaj është për të ardhur keq që politikat mirë të vendosura ekonomike nuk mund plotësisht të rezultojnë me rritjen ekonomike që Maqedonia ka potencial për ta realizuar", tha Stavreski.

Publikuar: 27.04.2016 | 15:30
Lexuar: 1632 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime